Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është përpjekur të arrestojë liderin e Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Prishtinë.
Aktivisti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Glauk Konjufca i tha Radios Evropa e Lirë se policia ka arrestuar disa aktivistë të "Vetëvendosjes".
Sipas tij, përpjekja e policisë "ka qenë e dhunshme".
Konjufca tha se policia nuk ka mundur të arrestojë Albin Kurtin.
(http://www.evropaelire.org)