VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAROSLLAV KAZINSKI KANDIDON PËR PRESIDENT TË POLONISË
E Martë, 04.27.2010, 07:33am (GMT1)

 

Njoftimi u dha nga vëlllai binjak i kreut të shtetit që vdiq në aeroplan në incidentin e Smolenskit. Sondazhet japin si të preferuar Komorowskin nga Partia Liberale aktualisht në qeveri

Voal-online -Është vendosur tani: zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 20 qershori të ardhshëm në Poloni do të jenë një konfrontim i qartë politik midis dy vizioneve të Polonisë, atij më konservator dhe nganjëherë euroskeptik të opozitës dhe atij liberal dhe evropeist të kryeministrit Donald Tusk. Eksponenti më i madh i opozitës, pra Jaroslaw KaczyÅ„ski, vëllai binjak i presidentit Les të vdekur në aksidentin ajror tragjik të Smolenskut më 10 prill bashkë me udhëheqjen e vendit, njoftoi dje vendimin e tij për të kandidojë. Në emër të PiS (Partisë së Ligjit e Drejtësisë, parti nacionalkonservatore themeluar nga binjakët dhe qëndruar në qeveri mes viteve 2005 dhe 2007), Jaroslaw KaczyÅ„ski do ta sfidojë Bronislaw Komorowskin, i cili do të kandidojë ndërkaq për PO, Platforma e Qytetarëve, pikërisht Partinë Liberale të kryeministrit Tusk.

"Është një domosdoshmëri, Polonia është angazhimi ynë i përbashkët, atëherë ne duhet të jemi në gjendje për të kapërcyer një tragjedi personale e njerëzore dhe të bëjmë detyrën tonë. Kështu që kam vendosur për të kandiduar," tha Jaroslaw KaczyÅ„ski. Ai ka triumfuar ndaj hamendjeve dhe ka zgjedhur me kurajo personale të kapërcejë traumat që e kanë goditur: e para, vdekja tragjike e vëllait të tij binjak në Tupolev 154 rrëzuar në Rusi, ndërsa ai, me një delegacion të madh, shkoi në Katyn për të përkujtuar 22000 oficerë polakë të vrarë nga sovjetikët me urdhër Stalinit pas agresionit nazist dhe sovjetik në Poloni në 1939. Pastaj agonia e nënës, Jadwiga KaczyÅ„ski, në spital për disa javë në spital në gjendje të rëndë.

Jaroslaw, beqar dhe vetëm, me guxim ka vendosur të mos heqë dorë, të mos rrënohet nga tragjedia. Ndoshta duke shpresuar të luajë politikën e madhe të strategut politik, mbi emocionet dhe pikëllimin që ende jetojnë në shoqërinë polake për vdekjen tragjike të vëllait të tij. Por sfida e binjakut të fundit do të jetë e vështirë. Në sondazhe, kandidati liberal Komorowski është më i preferuari: në raundin e parë vendimtar të zgjedhjeve me 49 për qind ndaj 26 të Jaroslaw, dhe më pas në balotazhin e 4 korrikut 55 për qind ndaj 19.

Binjakët KaczyÅ„ski, ish-këshilltarët e Solidaritetit që u mospajtuan me Valesën, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në shtator 2005, edhe ngaqë, sipas shumë vëzhguesve, abstenimi masiv i banorëve të qyteteve privilegji votën konservatore. Zbatuan një politikë të ashpër, me jo të shpeshta ndaj Bashkimit Evropian, dhe me akuza e shpifje të rënda (dhe) ndaj kundërshtarëve nga Valesa te Profesor Geremek, i akuzuar për kontakte dhe kompromise me shërbimet e fshehta të regjimit të mëparshëm. Por në shtator 2007 koalicioni ra nga konfliktet e brendshme. Kreu liberale Donald Tusk, një lider në moshë të re, modern dhe agresiv, i cili stërfiton në duel televiziv kundër Jaroslaw KaczyÅ„skit dhe pastaj i bind banorërt e qyteteve për të votuar, duke fituar një shumicë. Që atëherë Polonia ka një linjë shumë më evropiane dhe ekonomia moderne, konkuruese vazhdon rritjen: në krizën ndërkombëtare financiare dhe ekonomike të vitit 2009 ishte i vetmi vend i Bashkimi Evropian të ketë një prodhim të brendshëm bruto me rritje. Jaroslaw humbi postin e kryeministrit, Les mbeti president, jo gjithmonë me një bashkëjetesë të lehtë me Tuskin.

Nga binjakët, Jaroslaw ka qenë konsideruar gjithmonë më aktiv në politikë, strateg i mirë. Kështu e kanë cilësuar nëna e tij dhe vëllai Les, e nganjëherë sipas mediave e quante atë "shefi", por edhe vetë Les Valesa. Tani, mbetur vetëm, është i vendosur në përpjekjen për të fituar. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Poloni (nga shtatori siç pritej, do të zhvilohen në qershor, padyshim për shkak të vdekjes tragjike të kreu të shtetit) do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për vendin prijës të Evropës Lindore dhe Qendrore, por për krejt Bashkimin Evropian./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.