VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kosova ndalon hyrjen e ministrit serb Bogdanoviç - mesazhi i tij dëmtues për stabilitetin e Kosovës
E Shtunë, 02.21.2009, 12:44pm (GMT1)

Voal-online - Autoritetet kosovare ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës të Ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanovic. Ministri serb kishte parashikuar një vizitë në enklavën serbe por nuk kishte siguruar paraprakisht lejen e institucioneve të Kosovës, por vetëm atë të UNMIK-ut. Lajmin e ka konfrimuar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës.
Pajaziti sqaroi se qeveria ishte njohur me vizitën e Bogdanovic vetëm përmes kërkesës së tij mbërritur nga UNMIK. Autoritetet kosovare thanë se refuzuan kërkesën për vizitën e Bogdanovic nisur edhe nga fakti se mesazhi që ai kërkon të përcjellë tek enklavat serbe bien ndesh me përpjekjet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në vend. Vizitat e Bogdanovic në Kosovë vazhdimisht janë shoqëruar me thirrje të hapura dhe publike të tij drejtuar serbeve për të mos pranuar institucionet e Kosovës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.