VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ndahet nga jeta ipeshkvi Zef Simoni, meshtar dhe studiues
E Djelë, 02.22.2009, 10:04am (GMT1)

Zëri i Amerikës - Të shtunën vdiq në Shkodër, në moshën 80 vjeçare, meshtari Zef Simoni, një nga 4 ipeshkvijtë shqiptarë të periudhës paskomuniste, te shuguruar nga vetë Papa Gjon Pali i dyte, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, ne muajin prill të vitit 1993. 

Zef Simoni ishte mes klerikëve të shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist provuan burgjet dhe kampet e internimit. Pas proceseve demokratike, Zef Simoni shërbeu si ipeshkv ndihmës në Arqipeshvinë e Shkodrës, duke dhënë kontributin e tij jo vetëm në meshtari, por edhe në letërsinë dhe studimet shqiptare. 

Nderimet e fundit për meshtarin katolik Zef Simoni do të zhvillohen të dielën në sallën "Kardinal Mikel Koliqi",në Arqipeshvinë e Shkodrës, ndërsa ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen ditën e hënë në qytetin e Shkodrës. Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.