VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Zvicër


E Djelë, 02.22.2009, 03:43pm (GMT1)

Voal-online Me vendimin e ri të qeverisë së Republikës së Shqipërisë lehtësohet regjimi i vizave me Konfederatën e Zvicrës. Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës për lehtësimin e lëshimit të vizave. Bëhet e ditur se kjo është një procedurë e pranuar nga të dy palët dhe vjen për shkak të hyrjes së Zvicrës në zonën e shteteve "Shengen". Shqipëria ka miratuar marrëveshjen me për lehtësimin e vizave me të gjitha vendet e BE-së, marrëveshje e cila hyri në fuqi qershorin e kaluar. Në këtë kuadër u realizua dhe marrëveshja, në parim, me Konfederatën e Zvicrës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.