VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal E Hënë, 02.23.2009, 08:58am (GMT1) Zëri i Amerikës - Një zyrtar i administratës Obama tha se Presidenti synon ta përgjysmojë defiçitin federal gjatë katër viteve të ardhshme,për të arritur një deficit prej 533 miliard dollarësh deri në vitin 2013. Projekt buxheti i ri do t'i paraqitet Kongresit të enjten. Një zyrtar i qeverisë, i cili kërkoi të mos identifikohet, tha se paratë do të vijnë nga rritja e taksave për të pasurit, nga pakësimi i shpenzimeve në Irak si dhe nga përmirësimi i efektivitetet të qeverisë. Analistët thonë se difiçiti federal amerikan për vitin 2009 është 1,2 trilion dollarë dhe kjo pa i shtuar 787 miliard dollarët e planit për stimulin ekonomik të miratuar javën e kaluar. Në fjalimin e përjavshëm për radio dhe internet të mbajtur dje, zoti Obama foli për nevojën e mbajtjes së defiçitit federal nën kontroll. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |