VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë
E Martë, 02.24.2009, 08:01am (GMT1)

Voal-online Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shpallur i pafajshëm rreth një vit më parë në Hagë, ka pranuar propozimin që të jetë mediator në bisedimet midis qeverisë së Ugandës dhe një grupi të vogël kryengritësish muslimanë. Në një komunikatë të dhënë për mediat dhe të transmetuar nga agjencia italiane ANSA thuhet se Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë gati për të kontribuar në arritjen e paqes midis qeverisë ugandeze dhe Forcave Demokratike Aleate. Nuk jepen hollësi të tjera. Ramush Haradinaj është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një ndër partitë kryesore të Kosovës. Më parë kjo parti ishte në koalicionin qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (AAK).



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.