E Premte, 03.29.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ME RASTIN E DITËS TË SHTYPIT NË KOSOVË NUK KUJTOHET BARDHYL AJETI !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 06.04.2010, 05:07pm (GMT+1)


U bënë 5 vjet që kur një dorë kriminale mori jetën e Bardhyl Ajetit, gazetarit të Bota Sot. Bardhyl Ajeti ishte vetëm 28 vjeç, dhe sot rradhitet midis martirëve të fjalës së lirë. Emri i tij është i skalitur në Memorialin e Gazetarëve të Forumit të Lirisë që ndodhet në pikën më të lartë të Parkut të Lirisë (Freedom Park ) në Arlington, Va në rrethinat e Washington D.C., pranë rrjedhës të Lumit Potamok, që njihet nën emrin Lumi Kombëtar i Amerikanëve, me sytë kthyer nga Monumentet e Washington it,  Jefferson-it, Lincoln-it dhe Katedrales Nacionale, por në Kosovë, edhe pas pesë vitesh, nuk ka asnjë vend ku të kujtohet ai.

Liria e fjalës ose e të shprehurit njihet si e drejtë themelore sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku seicili prej nesh është i lirë të shqiptojë mendimin e tij sipas kredos së Volterit që thotë se "Unë nuk jam dakord me atë që thua ti, por unë do ta mbroj deri në vdekje të drejtën që ti ta thuash mendimin tënd."

Ndërsa në Memorialin e Gazetarëve të Lirisë në Washington D.C. emri i Bardhyl Ajetit është vendosur aty në kujtim dhe vlerësim të veprës së tij, në Kosovë askush nuk kujtohet për të. Bardhyl Ajeti nuk lyp mëshirë, ata që nuk kujtojnë Bardhyl Ajetin janë për t'u mëshiruar.

Bardhyl Ajeti u vra ndofta nga një killer i paguar, ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpi tek nëna, rrugë që nuk e përfundoi dot kurrë. Nëse nuk do t'i kishin dalë në pritë asaj nate, ai sot do të ishte 33 vjeçar. Ndofta do të kishte krijuar familje, ndofta do të kishte një ose dy fëmijë, ndofta edhe tre, sepse pesë vjet janë një jetë e tërë, por dora e killerit e ndali jetën e Bardhylit në mes, dhe Bardhyl Ajeti do të mbesë gjithnjë 28 vjeç.

Dosja e vrasjes së Bardhy Ajetit është mbuluar nga pluhuri, ashtu si edhe kujtimi i tij. Në asnjë kontekst nuk kujtohet Bardhyl Ajeti, duke u kthyer në turp për ata që sot e përdorin Fjalën e Lirë, si Shpatën e Demokleut, që presin majtas e djathtas, ndërsa bëjnë sikur nuk ka ekzistuar Bardhyl Ajeti, i cili ka ekzistuar, ashtu si egziston edhe liria e fjalës.

Kriteri i Memorialit të Gazetarëve në Parkun e Lirisë është përfshirja në këtë listë e të gjithë atyre  që vriten në krye të detyrës, duke ushtruar funksionin e gazetarit, siç ishte edhe rasti i Bardhyl Ajetit. Forumi i Lirisë bashkëpunon me CPJ, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (Committee to Protect Journalist) me qendër në New York që mbulon gjithë botën.

Emri i Bardhyl Ajetit ndodhet mes martirëve të fjalës në Memorialin e Gazetarëve të Forumit të Lirisë që ndodhet në pikën më të lartë të Parkut të Lirisë (Freedom Park ) të qytetit Arlington, Va në rrethinat e Washington D.C., pranë rrjedhës të Lumit Potamok, por emri i tij ndodhet askund në Kosovë.

Pranë emrit të  Bardhyl Ajeti, ndodhen edhe emrat e Enver Malokut, Xhemail Mustafajt, Ali Ukajt, Shefki Popovës, Bekim Kastratit të cilët kanë sakrifikuar jetën, për hir të lirisë së shprehjes dhe shtypit të lirë.

"Siguria për gjithçka qendron tek shtypi i lirë", thotë Thomas Jefferson. "Forca e opinionit publik nuk  has në rezistencë kur i jepet rasti që të shprehet në mënyrë të lirë". Dhe më tutje po Jefferson vazhdon: " Unë jam për lirinë e shtypit, dhe kundër të gjithë llojeve të dhunës që i bëhen Kushtetutës, kur heshtet detyruar prej forcës dhe jo prej arsyes, kur nuk ankohen, kur nuk kritikojnë për të treguar se çfarë është mirë dhe çfarë është gabim..." Ndërsa George Washington për lirinë e shprehjes thotë: "Nëse nuk ekziston liria e shprehjes, atëhere ne prej memecërisë dhe shurdhërisë do të shkojmë si cjapi tek kasapi".

Për Kosovën e pavarur, liria e shprehjes është jetike. Gazetarët nuk janë puthadorë të shtetarëve por shërbëtorë të shtetit dhe atdheut si dhe zëdhënës të opinionit publik. Ndërkohë që nuk ekziston asnjë lloj armiqësie midis shtetit demokratik dhe gazetarit. Raporte armiqësore ekzistojnë vetëm në regjime totalitare, ndërsa në Kosovën e pavarur, raportet midis shtetit dhe gazetarit janë ato si midis pushteteve në shoqëritë demokratike.

Prandaj, sot më tepër se kurrë Kosova duhet të kujtohet për birin e saj, sepse heshtja e vret Bardhyl Ajetin përsëri.

Integriteti i Bardhyl Ajetit është i pastër si drita e diellit, për këtë flet qartë emri i tij që na përshëndet nga lartësitë e  Memorialit të Gazetarëve në Arlington, nga ku shihen si në pëllëmbën e dorës Monumentet e baballarëve të Amerikës, buzë Lumit Potomak, të cilit poeti i madh Walt Whitman i ka kushtuar poezinë "Bregut të gjerë të Lumit Potomak" (Broad Potomac's Shore" ), atje "ku çdo vit shpërthejnë lulet e kuqe të gjakut" dhe "bari është i përjetshëm", ashtu si liria e shprehjes dhe fjala e lirë.

(Kjo esse është përfshirë në librin e Elida Buçpapajt - Tirania e Tranzicionit, Onufri, 2013)



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.03.2010)
KUR MIQTË PRISHENNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.02.2010)
DËSHTIMI I FLOTËSEditoriali i Washington Post (06.01.2010)
MË PAK SHTET MË SHUMË SHOQËRINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.31.2010)
KUTELI - MJESHTËR I FJALËS SHQIPEKujtime dhe kritikë letrare nga NAUM PRIFTI (05.30.2010)
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.29.2010)
TEORIA DHE PRAKTIKANga PATRICK MOORE (05.28.2010)
EsseNAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.25.2010)
GËNJESHTRAT SI DËSHIRANga MAUREEN DOWD, New York Times (05.23.2010)
DUHET "MARRËVESHJE OHRI" MIDIS VETË FAKTORIT SHQIPTAR NË MAQEDONINga ELIDA BUÇPAPAJ (05.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]