VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Haga dënon pesë zyrtarë të lartë serbë për krimet në Kosovë


E Premte, 02.27.2009, 08:35am (GMT1)

QIK - Gjykata e Tribunalit Hagës për krime të luftës në ish Jugosllavi ka dhënë sot verdiktin në rastin e ish presidentit të Serbisë, Milan Milutinoviq dhe pesë zyrtarëve të tjerë të lartë serbë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Gjykata ka shpallë të pafajshëm Milutinoviqin dhe ka dënuar pesë të tjerë zyrtarët të tjerë serbë me burgim shumëvjeçar. Zëvendëskryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, është dënuar me 22 vjet burgim; Dragolub Ojdaniq, ish shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave, është dënuar me 15 vjet burgim, gjenerali i ushtrisë Nebojsha Pavkoviq është dënuar me 22 vjet burgim, kurse gjenerali tjetër Vlladimir Llazareviq me 15 vjet burgim. Ndërkaq gjenerali i policisë Sreten Llukiq ëshët dënuar me 22 vjet burgim. Millan Millutinvoviqi dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë serbë, janë akuzuar për zhvendosje të dhunshme, deportime, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve të Kosovës. Ky është verdikti i parë lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës. Akuzat ishin përqëndruar në fushatën e terrorit dhe dhunës, përfshirë këtu edhe dëbimin e rreth 800 mijë shqiptarëve nga Kosova.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.