VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË
E Djelë, 06.06.2010, 09:05am (GMT1)

Greqia do të reduktojë në mënyrë drastike efektivat e saj paqeruajtëse në Kosovë. Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se deri në fillim të janarit të vitit tjetër do të tërheqë pothuajse të gjithë trupën e saj paqeruajtëse të përbërë nga 675 ushtarakë duke lënë vetëm 50 prej tyre. Në qoftë se sipas planifikimit të shpallur të NATO-s trupat e saj paqeruajtëse do të reduktohen në 1/3 e tyre duke filluar nga muaji nëntor, Greqia do të synojë tërheqjen më herët të gjysmës së efektivave të saj. Arsyeja është nevoja e kursimeve imediate për shkak të krizës së thellë financiare. Kostoja e misionit grek në Kosovë arrin në 21.7 milionë euro në vit. Për të njëjtën arsye Greqia tërhoqi këtë javë një nga dy fregatat e saj në misionin paqëruajtës të Somalisë që i kushtoi 5.7 milionë euro vitin e kaluar. Totali i përvitshëm i shpenzimeve greke në misionet paqeruajtëse jashtë vendit arrin në 65 milionë euro. Për shkak të kostos janë përgjysmuar buxhetet për manovrat, por edhe shkollat ushtarake. Parashikohet që në ujdi me Turqinë, Greqia të reduktojë dhe shpenzimet e saj për mbrojtjen, që janë nga më të lartat e vendeve të NATO-s. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.