E Enjte, 04.18.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJ

JA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN


E Mërkurë, 06.09.2010, 06:48am (GMT+1)

- Së pari një njohje me ju?

Unë jam Emin Egriu nga Buffalo NY. Unë jam tani një kandidat për në Kongresin e SHBA, Zona-28 e NY Perëndimor. Jam biznesmen, veprimtar i komunitetit dhe punoj për rizhvillimin e grupeve të lëna në harresë si dhe krijimin e vendeve të punës. Jam luftëtar për njerëzit punëtor si edhe për ata në nevojë. Unë nuk ngrihem për atë ç'ka s'mund të bëj (ose nuk kam). Sot jam mes bashkësisë së shqiptarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre dhe për t'i njohur ata se unë jam i pari shqiptaro-amerikan që garoj për Kongresin Amerikan, që ka lindur në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Jam shumë i përulur me respekt përpara pritjes që mora këtu në Bronx në mbrëmjen kushtuar Nënë Terezës, si pjesëmarrës në këtë veprimtari.

- Dëgjova të shpreheshit se me dy duart tuaja, Juve keni ndërtuar dy Kisha?

Kam qenë me fat që jam ndërtuesi i tyre. Sa herë që kaloj pranë të parës ndjej lavdi. E para kishë me hirësinë e Tij dr.Baines... kishin mbledhur para, por jo të mjaftueshme dhe po shikonin ndër kohë për kontraktorë ndërtues, por që jepnin çmime "të kripura"... Hirësia e Tij më takoi duke më treguar: Edi ne kemi grumbulluar para, por jo sa duhet dhe besimtarët do të humbin besimin tek unë. A mundet të më ndihmosh?... dhe unë i thashë se çfarë mund të bej... Ne kemi vetëm 450 mijë $ dhe ndërtuesit kërkojne 800 mijë $ e më shumë për ta ngritur... Unë e vështrova atë, shikova projektin, punova me materialet dhe i thashë hirësisë së Tij se, ne mund ta bëjmë këtë, por dua një favor,...çfarë ju bëni në këtë industri është, se nëse ju e nisni atë dhe puna mbetet në mes, Ju dhe unë duhet të largohemi. Por ajo që ndodhi ishte se pas pesë muajsh punë, kisha përfundoi, njerëzit erdhën dhe e bekuan...unë mora uratën e tyre dhe atë që njerëzit u kthyen me mirënjohje nga unë se: pa një njeri si Edi ata nuk do të luteshin tek kjo kishë... Por pqr mua, pa kurajon që perëndia më dha, ishte se mbase edhe unë nuk do të bëja atë që bëra.

- Në fjalën tuaj sonte përmendët sonte se kërkoni municion nga njerëzit, të cilin unë figurativisht e mendova si një municion shpirtëror që ju kërkoni mbështetjen e tyre?!

Sa për këtë ju do të flisni me mikun tim këtu pranë. Ai me tha diçka para fjalës time në mbrëmje... Ai më kujtoi se vëllai im shkoi në Kosovë për të luftuar. Ishin bashkëatdhetarët e tij që i dhanë armë dhe municion për të luftuar për Lirinë e Kosovës, për Çlirimin dhe Demokracinë e saj, kështu që më pëlqeu kjo ide dhe ndaj e shpreha dhe them se ka kuptim... Unë ju thashë sot atyre se mua më duhet kjo mbështetje për në Uashington, dhe kjo ka të bëjë me burimet e ndihmës që bashkëatdhetarët e mi më japin, është e njëjtë si për çdo garues tjetër, qoftë italian, hispanik, afro-amerikan, etj. Të gjithë kandidatët i drejtohen komuniteteve të tyre sëpari. Ja p.sh me guvernatorin Pataki, po të mos ishte mbështetja e bashkësisë greke me burimet që atij i duheshin, ai nuk do të mund t'ja dilte në krye. Unë e di që bashkësia e shqiptarëve në shtetin e NY është shumë e madhe. Ndërsa nesër, unë nuk do të përfaqësoj jo vetëm NY perëndimor, por do të jem një ligjbërës në Uashington. Unë do të përfaqësoj SHBA-në, ligjet që do të aprovohen do të kalojnë edhe nëpërmjet meje. Dhe kur vjen fjala për demokracinë dhe kombësinë time, për nevojën e njerëzve të mi, shqiptarëve anë e mbanë si dhe të atyre që jetojnë këtu, unë do të jem përkrah tyre. Kjo është natyrale, janë gjaku im, kam lindur atje në një nga familjet më patriote të shqiptarëve në Maqedoni, siç thonë të tjerët, por edhe unë e them këtë, sepse e ndjej të tillë.

- Le të flasim për garën tani që edhe muaji Maj sapo kaloi, si ndjeheni?

Kjo është një përpjekje luftarake. Nëse bashkësia jonë do të bashkohet me mua, unë kam nja dy premtime. Do t'i bëj që të ndjehen krenarë nga unë. Unë do të jem krenar me ata. Nëse ne bëhemi sëbashku dhe më japin ndihmën që më duhet, unë i premtoj atyre se unë do e fitoj garën!

- Një tjetër pyetje lidhet me bashkëkombasit e tjerë shqiptarë në SHBA, si mund t'ju mbështesin ata?

Më duket se nuk është e vështirë që unë të gjendem. Po bëhet objekt i lajmeve ngado dhe di të them se ne jemi një bashkësi me lidhje të ngushta që e gjejmë shpejt njëri-tjetrin, atëherë kur i duhemi njëri-tjetrit. Ata mund të më gjejnë mua në FB, ashtu siç bëri edhe Obama. FB është një rrugë e mirë se si mund t'i gjesh njerëzit. Unë mund të lidhem më shpejt me ta. Mund të gjendem me Eddie Emin Egriu ose Egriu për Ndryshim, ose dhe në rrjete të tjera ku nuk kam edhe aq shumë kohë, pasi tani për tani jam shumë i zënë me FB. Më kujtohet se kur Obama e nisi misionin e tij, ishte FB ai ku, Obama gjeti mbështetësit. Edhe unë kur nisa të kërkoj lidhjet mes bashkësisë sime, unë rishtazi arrita të gjej mbështjetjen e më shumë se 3000 njerëzve në më pak se dy muaj. Këta njerëz janë me interesa dhe që duan ta bëjnë edhe më të mirë jetën tonë... Kështu shikoni për mua dhe më ndihmoni mua, më telefononi...

- Si u ndjetë juve në këtë mbrëmje mes shqiptarëve që nderojnë Nënë Terezën dhe ndihmojnë për ngritjen e Katedrales në Prishtinë?

Kur unë fillova të merrem me politikë në Bufalo NY, ndodhi 11-Shtatori, kishte njerëz që "më hodhën" me origjinë nga Lindja e Mesme, por ajo që na mblodhi sëbashku për të treguar se kush jemi ne, ishte Nënë Tereza. E kam shprehur ndjenjën time për të që kur ajo ishte e gjallë. Jam krenar që gjendem këtu sonte. Jam si të them mes njerëzve të familjes sime që prej kohësh nuk i kam parë,...por që i gjeta përsëri. Unë jam rritur me ndjenjën që jemi NJE dhe besoj se kështu do të jem deri në fund.

-Një përshëndetje e Juaja për ARB-Tv në Uster MA, dhe po kështu për shikuesit e saj në paketen e TV-ALBA në mbarë Amerikën?

Miq të mi, shqiptarë dhe amerikanë, ky është vendi im. Unë jam këtu që ta përfaqësoj këtë vend e të jem pjesë e asaj që të sjellim një të ardhme më të mirë. Jo thjesht për mua, pasi vetë e kam arritur dhe jam në gjendje t'i gjej burimet. Unë kam familjen time sikurse dhe juve, kam fëmijë dhe biznes si dhe juve, keni shtëpitë që po i humbisni... Unë dua që t'ju përfaqësoj juve atje që të luftoj për çështjen tuaj, duke ulur taksat dhe shpenzimet, për të lehtësuar huatë e biznesit të vogël. Do të përpiqem për atë që ka qenë Amerika. Atë që kur erdha i vogël, Amerika ishte ëndrra e të gjithëve dhe jo e pakicës. Kështu që unë ju drejtohem juve se ky është njeriu që nevojitet për në Kongres. Ai që do ta sjellë ndryshimin. Edhe njëherë bashkohuni me mua...

- Ju faleminderit për mundësinë e intervistës dhe ne ju urojmë suksese dhe fat në përpjekjet tuaja për t'u përfaqësuar në Kongresin Amerikan!

Desha t'ju kujtoj një thënie të bukur: Sëbashku ne mund t'i bëjmë të gjitha!...

 

Intervistoi ARDIAN MURRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË (06.09.2010)
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)
BILL CLINTON NË KRYE TË OFENSIVËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS (06.08.2010)
GAZETARJA LEGJENDARE HELEN THOMAS DEL NË PENSION PAS DEBATEVE MBI KOMENTET E SAJ MBI IZRAELIN (06.08.2010)
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARITBERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE (06.07.2010)
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)
GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË (06.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]