VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nënpresidenti Bajdën rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën
E Premte, 02.27.2009, 04:08pm (GMT1)

Voal-online Dje, të enjten, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden priti delegacionin e Kosovës, në përbërje të të cilit janë Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni. Nënpresidenti Biden, një mik i shquar i Kosovës, rikonfirmoi gjatë pritjes mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën. Më herët, po të enjten, delegacioni i lartë i Kosovës u takua me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Gjatë gjithë qëndrimit, tejet miqësor që po iu rezervohet krerëve të shtetit të Kosovës në Uashington po rikonfirmohet me forcë vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vënë në qendër të politikave stabilizuese të rajonit dhe të Evropës përkrahjen e fuqishme ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, integritetit të tij territorial, shtimit të madh të njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimit të saj në OKB dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare, si dhe integrimeve të saj europiane dhe perëndimore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.