VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTËRORI NIS ME BARAZIMIN MIDIS AFRIKËS SË JUGUT DHE MEKSIKËS
E Premte, 06.11.2010, 06:00pm (GMT1)

Festival i ngjyrave dhe tingujve për hapjen e turneut

Voal-online -Traditat, zemra dhe shpirti i Afrikës për të pushtuar botën në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës. Soccer City Stadium (Satdiumi i Futbollit i Qytetit) në Johanesburg: festa është këtu. Arenën e madhe e cila njëzet vjet më parë festoi 'kthimin e Nelson Mandelës, i sapoliruar nga burgu, dhe një vërshim mahnitës i tingujve dhe i ngjyrave të ndritshme. Stadiumi, në pritje që të mbushej nga 85.000 njerëz për ndeshjen e hapjes në mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës, më shumë se një orë para nisjes së lojës është i mbipopulluar në pjesën e tij më të madhe, ndërkohë që trafiku paralizon Johanesburgun. Autobusi që çon në stadium të zotët e shtëpisë Bafana Bafana mezi e çan rrugën e bllokuar nga makinat. Klima është tejet e hareshme: emocionet kulmojnë.

Emocionet kulmojnë kur në ekranin gjigant të stadiumit të futbollit të qytetit shfaqet fytyra e Nelson Mandelës, udhëheqës historik dhe karizmatik i luftës kundër regjimit të aparteidit, në mungesë pas pikëllimit të papritur që e goditi atë natën e fundit me humbjen e një mbese në një aksident me makinë. Për ish-presidentin e moshuar, shpërthejnë brohoritjet. Të panumërta autoritetet e pranishme: në mes tjerësh, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon dhe nënpresidenti amerikan Joe Biden, së bashku me presidentin e Afrikës së Jugut Jacob Zuma dhe shumë krerë shteti të Afrikës, plot njëzet. Dhe sigurisht janë autoritetet e futbollit, duke filluar nga kreu i FIFA-s, Sepp Blater. Veprimtaria u hap me një shfaqje të flotë së aviacionit të Afrikës së Jugut që fluturoi mbi stadium ngadalë dhe ulët.

Tingulli shurdhues e 'vuvuzela'-ve, trumpetave tipike të Afrikës së Jugut, përbën sfondin e ceremonisë. Janë rreth 1500 figurantë që sfilojnë duke i treguar botës, lidhur drejtpërdrejt me TV, kostumet e kontinentit të zi, këngët dhe vallëzimet, veshjet tradicionale. Pastaj vjen koha e të artistëve: nis me homazhe ndaj këngëtares Miriam Makeba, një ikonë e muzikës afrikane, vdekur në Itali në fund të 2008, pasi kishte kënduar për emigrantët në Castelvolturno; për të kaluar pastaj tek interpreti algjerian Khaled dhe tek një nga trumpetistët më të mëdhenj të kohë sonë, jugafrikani Hugh Masekela. Dhe kur hyjnë në arenë flamujt e 32 skuadrave që marrin pjesë në turne dhe iu bëhen homazhe Botërorëve të mëparshëm të futbollit, epilogu është pranë. Iu takon avionëve, të cilët e kishin hapur ceremoninë, ta mbyllnin atüe. Afrika është në festë, fjala i takon fushës së futbollit. (http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.