VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORBES: PAS GJIRIT PERSIK, BOTA PO KTHEN SYTË NGA PASURITË E NAFTËS TË SHQIPËRISË
E Shtunë, 06.12.2010, 10:59am (GMT1)

Ari i zi përveç të qenit i domosdoshëm në jetën e njeriut është kthyer shpesh në mollë sherri për vendet e botës duke i çuar ato drejt luftës, ndaj gjetja e burimeve të reja është jetike. Shqipëria është një prej vendeve më pasuri të mëdha energjitike, sidomos një thesar nafte. Këtë e vlerëson Marin Katusa, shefi i strategjisë së tregut në Institucionin kërkimor, Kejsi në Shtetet e Bashkuara i cili shkruan se pas një të shkuare të trazuar, Shqipëria e pasur me burime njerëzore, po modernizon veten si një vend i mirë për të bërë biznes dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Katusa e cilëson Shqipërinë si një diamant të vërtetë në sektorin e naftës dhe argumenton se potenciali i hidrokarbonit, i ndërthurur me përmirësimet në strukturat financiare, politike dhe sociale të vendit tonë e bën Shqipërinë të ofrojë avantazhe të mëdha për investitorët e huaj që kërkojnë një terren të ri energjitik. Në analizën e thellë të situatës në Shqipëri, Katusa fton investitorët të shkojnë në Shqipëri për faktin se. Ajo ka marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara çka automatikisht përkthehet si një vend ku nuk ka gjasa të probleme me stabilitetin.

 Qeveria shqiptare është tërësisht pro biznesit. Ajo ka thjeshtësuar rregullat administrative, ka ulur taksën e biznesit në 10 përqind, ofron lehtësira kreditimi dhe mbrojtje të madhe të investitorëve. Përmirësimet në infrastrukturë dhe në ekonomi kanë rritur ndjeshëm tregëtinë në vend. Veçanërisht autostrada që lidh Durrësin me Morinën, është xhevahiri i vërtetë i tregtisë. Qeveria, argumenton ai më tej, e kupton tashmë se të tërheqësh investitorë të huaj duhet patjetër të kesh një rrjet modern infrastrukture, gjë që Shqipëria po e bën. Një tjetër aspekt që vlerësohet në raportin e Katusës është se Shqipëria është një vend ku prodhimi i naftës daton që 2000 vjet më parë madje dhe tani vendi konsiderohet si më të mëdhenjtë në Europë për burime të naftës. Struktura fiskale e këtij biznesi është përmirësuar duke bërë që shqipëria të jetë më mirë se vendet e tjera të zhvilluara.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.