VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GRISEN LIBRAT E ISH-DIKTATORIT RAMIZ ALIA NË PRISHTINË

E Shtunë, 06.12.2010, 08:09pm (GMT1)


 12/06/2010 16:49:21
 

Vizitorë në Panairin e Librit "Prishtina 2010" që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kanë grisur librin "Jeta Ime" të Ramiz Alisë - ish liderit të fundit komunist në Shqipëri.

E tëra kjo ka ndodhur pas deklaratave të Ramiz Alisë që i bëri kohëve të fundit, duke injoruar totalisht Masakrën e Tivarit, ku më 1945 disa udhëheqës të forcave komuniste të Shqipërisë kishin tradhtuar më se 5000 rekrutë të Kosovës dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dërguar në kasaphanë të shkaktuar nga forcat serbo-malazeze në Tivar të Malit të Zi.

Nga ky gjenocid kishin shpëtuar disa rekrutë shqiptar. Njëri prej tyre që është ende gjallë është plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeç ) nga Prishtina, në mediat kosovare ka akuzuar drejtpërdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janë përgjegjësit e kësaj masakre.

Dëshmitari Azem Hajdini ka thënë se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesën e tij të përgjegjësisë në këtë masakër. "Ka qenë një tradhti kombëtare. Ramiz Alia duhet të tregojë për këtë masakër", ka thënë Azem Hajdini. Azem Hajdini ka shkruar disa libra për ngjarjen e 1945-së. U është drejtuar disa institucioneve për të kërkuar ndriçimin e saj, por nuk ka marrë përgjigje.
(G. T /INA)

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.