E Enjte, 03.28.2024, 01:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Haradinaj: Kyçja e "VETËVENDOSJES" në politikë është legjitime
E Djelë, 06.13.2010, 05:37pm (GMT+1)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur legjitim vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për t'u inkuadruar në skenën politike. Sa i përket arrestimit të liderit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, zoti Haradinaj ka thënë se ashtu siç i ka të drejtat e veta Kurti, ashtu edhe policia i ka të drejtat dhe duhet ta ushtrojë funksionin e saj.

"Vendimi për t'u kyçur në jetën politike është legjitim, është diçka e zakonshme dhe e drejtë e 'Vetëvendosjes'. Veprimi i ndalimit ose arrestimit të Albin Kurtit, liderit të 'Vetëvendosjes', mund të shpjegohet në dy nivele. Nëse ka urdhër-arrest, policia e kryen punën e vet. Do të thotë, duhet ta kuptojmë këtë; ashtu si Albini që i ka të drejtat e veta në vend, po ashtu edhe polici i ka të drejtat e veta edhe ai ushtron një funksion", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, "Vetëvendosja" duhet të vendosë nëse do që të funksionojë në harmoni me ligjin.

"'Vetëvendosja', kam thënë edhe më herët, krahas aftësimit për t'i ndihmuar politikisht vendit, duhet ta gjejë një zgjidhje edhe në raportin e vet me ligjin - a dëshiron t'i ushtrojë funksionet e veta në harmoni me ligjin. Pra, është në obligim të 'Vetëvendosjes' që edhe kësaj çështjeje t'i jepet zgjidhje. Besoj se kjo është në të mirën e vendit", ka thënë Haradinaj.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERVER: BALLKANIT I KANOSET NJË DRAMË E RE NË KOSOVË DHE BOSNJE (06.13.2010)
"VETËVENDOSJE" PARALAJMËRON PROTESTA PËR LIRIMIN E ALBIN KURTIT (06.13.2010)
DOLI NUMRI 49 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.13.2010)
GRISEN LIBRAT E ISH-DIKTATORIT RAMIZ ALIA NË PRISHTINË (06.12.2010)
ALBIN KURTI ARRESTOHET NGA POLICIA E KOSOVËS (06.12.2010)
FORBES: PAS GJIRIT PERSIK, BOTA PO KTHEN SYTË NGA PASURITË E NAFTËS TË SHQIPËRISË (06.12.2010)
DIMENSIONI I RI I NATO-s NISI NGA KOSOVANga SALI BERISHA (06.12.2010)
I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PERSONALITETIT TË KULTURËS E LETRAVE SHQIPE GJERGJ ZHEJI (06.12.2010)
BOTËRORI NIS ME BARAZIMIN MIDIS AFRIKËS SË JUGUT DHE MEKSIKËS (06.11.2010)
MITROVICË: PESË SHQIPTARË U PLAGOSËN RËNDË NGA SULMI I SERBËVE (06.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]