E Enjte, 04.25.2024, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJERMANIA NË DURBAN: TROKET ORA E SË VËRTETËS
E Djelë, 06.13.2010, 06:10pm (GMT+1)

Voal-online -Po afrohet ndeshja midis kombëtares gjermane dhe asaj australiane, e cila zhvillohet sonte në 20:30. "Të gjithë janë shëndosh e mirë," njoftoi manaxheri i ekipit gjerman Oliver Bierhoff me të arritur mbrëmë nga Pretoria në Durban, ku zhvillohet ndeshja e sontme. Në Durban ekipi arriti me vonesë. Bierhoff mori atje të 23 lojtarët e ekipit.

Për shkak të mjegullës së dendur u arrit me makinë të veçantë në OR Tambo Airport në Johanesburg, prej nga nisja me avion u bë 80 minuta me vonesë. Kjo bëri që ekipi gjerman të arrijë me vonesë në Durban. Megjithatë, pa përfillur vonesën, lojtarët e ekipit gjerman janë të përqëndruar tek ndeshja që do të zhvillojnë kundër australianëve. "Tani vjen çasti i së vërtetës. Ne duhet të marrim frutet e punës sonë," tha Bierhoff dhe paralajmëroi: "Ndeshja e parë për ekipin tonë të ri është një gjë e vështirë."

Joachim Loew mendon se ekipi i tij është përgatitur më së miri: "Ne kemi bërë të gjithë përgatitjen e duhur, mund të shkojmë me një ndjenjë të mirë në Kupën Botërore." Para ndeshjes së 50-të ndërkombëtare nën drejtimin e tij, sigurisht, që "tensioni është në rritje", tha trajneri kombëtar, pas dështimeve të hidhura të lëndimit të Balakut para Kupës së Botës i ka tani të gjithë të pranishmit në bord. "Të gjithë lojtarët kanë punuar jashtëzakonisht rëndë," thotë Loew dhe i vlerëson lojtarët e tij se "të gjithë duan të tregojnë se çfarë ata mund të bëjnë".

Është e dielë në mbrëmje. Në Durban. Kundër Australisë. "Ne kemi besim tek ju. Dhe ne të gjithë qëndrojmë pas jush," i tha presidenti Theo Zwanziger ekipit kombëtar gjerman para fillimit të ndeshjes së parë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. "Nëse do të shfrytëzojmë plotësisht potencialin tonë, ne do të arrijmë të shënjomë gola dhe të arrijmë fitoren," tha Loew. Para se të trokasë ora e së vërtetës.

(http://sport.msn.de)

--

Në këtë skuadër imagjinare gjermane luajnë 9 futbollistë me prejardhje të huaj. Të gjithë përveç portierit Neuer dhe mbrojtësit Mertesacker

Gjermania një ekip me vetëm 2 gjermanë

Përfytyroni këtë skuadër: Neuer - Boateng, Tasci, Aogo, Mertesacker - Khedira, Trochowski, Özil, Podolski - Cacau, Klose. Gjysma e kombëtares gjermane përbëhet nga të huaj. Në këtë skuadër imagjinare gjermane luajnë 9 futbollistë me prejardhje të huaj. Të gjithë përveç portierit Neuer dhe mbrojtësit Mertesacker. Në stolin e rezervës ndodhen dy lojtarë të tjerë me prejardhje të huaj: Marin dhe Gomez. Gjysma e lojtarëve që përfaqësojnë Gjermaninë në Afrikën e Jugut rrjedhin nga 8 vende të ndryshme të botës.

Jacques Rogge, presidenti i Komitetit Olimpik, është i kënaqur me skuadrën e trajenrit Joachim Löw. "Sporti është një vegël fantastike për integrimin social", shprehet shpesh ai. Futbolli është me të vërtetë numri 1 kur bëhet fjalë për integrimin social të minoriteteve.

Helmut nga Salo Paolo

Një nga lojtarët tek të cilët janë varur shpresa shumë të mëdha për këtë kampionat është një djalë që quhet Helmut. Kjo është nofka e Cacau, i cili ka lindur në Sao Paolo të Brazilit. Sulmuesi erdhi përpara 10 vitesh në Gjermani me një grup kërcimtarësh samba. Filloi të luajë futboll në klube të vegjël. Kontratën e parë e firmosi me një ekip rajonal të Mynihut. Dikur e vunë re edhe klubet e mëdha të futbollit. "Helmut" sapo zgjati kontratën prej disa miliona euro me klubin Vfb Suttgart. Provimin për gjuhën gjermane e bëri pa asnjë gabim. Sot ai thotë: "Jam i gëzuar që më adoptoi Gjermania. Mentaliteti im është gjerman".

Prindërit e lojtarëve të tjerë vijnë nga Bosnje-Hercegoniva, nga Turqia, Ghana, Tunizia, Spanja, Nigeria dhe Polonia. Por djemtë e tyre vendosën të jenë gjermanë. Me shqiponjën në kraharor ata do të luajnë për të marrë titullin e katërt për Gjermaninë.

Futbolli - Shans për integrim

Sipas statistikave gjermane, në vitin 2008 një ndër 5 njerëz në Gjermani kishte rrënjë të huaja. Nga rreth 15.9 milionë banorë me prejardhje të huaj, 2.9 milionë rrjedhin nga Turqia. Sidomos në Gjermani bie në sy fakti se, futbolli është një ndër llojet më të suksesshme të sportit për të huajt për të arritur një status në shoqëri që në rrethana të tjera nuk do të ishte i mundur. Klubet e futbollit mund t'i frekuentojnë edhe njerëz nga familje të varfëra, gjë që në sporte të tjera është pothuajse e pamundur.

Loew i bindur për potencialin e Gjermanisë

Është i padiskutueshëm fakti që ndeshja kyçe e së dielës ndërmjet Gjermanisë dhe Australisë do të jetë një event i mbushur me surpriza, që mund të shënojnë rrjedhën e ngjarjeve të Grupit D. Për Gjermaninë, kjo ndeshje duhet të mbyllet domosdoshmërisht me fitore. Fati mund të kthehet në krahun e Joachim Loew-it nëse pretendojmë se Serbia do të mundë Australinë në ndeshjen finale të grupit. Në mënyrë që të evitohet domosdoshmëria për të mundur Serbinë për të fituar Grupin, gjermanëve do t'u duhet që të largojnë Australinë dhe mundësisht me një avantazh të mirë.

Për fat të mirë të Loew, djemtë e tij janë të mirëpërgatitur. Pas tre fitoreve në ndeshjet kundër Maltës, Hungarisë dhe Bosnje Hercegovinës, gjermanët po arrijnë me shpejtësi formën perfekte.

"Kemi bërë çdo gjë të mundshme. Nuk mund tw bëjmë më asnjë tjetër", bëri me dija Loew në një konferencë për shtyp. "Kam një ndërgjegje të qetë dhe një ndjesi shumë të mirë rreth skuadrës time". Megjithatë, ndjenjat e Loew nuk janë mirëpritur shumë nga shtypi gjerman, i cili jo pak e herë e ka kritikuar maninë e tij për ti zgjedhur lojtarët në bazë të reputacionit dhe jo formës fizike.

Në qendër të debatit qëndron sulmuesi Miroslav Klose, i cili mbushi 32 vjeç ditën e Mërkurë dhe e kaloi kohën më të madhe të viteve 2009-2010, duke ngrohur stolat e Bajernit të Mynihut. Pavarësisht formës së kënaqshme të Cacaut gjatë miqësoreve, Loew pretendon të fokusohet tek Klose, i cili ka qenë anonim gjatë kësaj kohe.

"Kam vënë re gjatë stërvitjeve se, Miro ndihet shumë më mirë. Ndonjëherë, kur njerëzit bëjnë më shumë stërvitje, këmbët mund të lodhen", ka thënë Loew për sulmuesin, i cili ka shënuar 10 gola të kombinuar në vitin 2002 dhe Botërorin e vitit 2006. "Por të mërkurën pashë se po rikthehej në formë dalëngadalë dhe po rifitonte freskinë e tij fizike. Kjo i nevojitet shumë gjatë ndeshjeve".

Besimi i Loew tek Klose nuk është i pakushtëzueshëm sigurisht, kështu që ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë herë më e rëndësishme për ish- golshënuesin e Werder Bremen. Duke qenë se janë renditur të dytët në vitin 2002, të tretët në vitin 2006 dhe të dytët përsëri në Europianin e vitit 2008, gjermanët janë të predispozuar që më në fund të dalin të parët.

Trupat në Afganistan dërgojnë një video për t'i uruar fat kombëtares së Anglisë

Burrat dhe gratë e trupave britanike që shërbejnë në Afganistan kanë krijuar një DVD me një sërë tributesh drejtuar skuadrës, ku përfshihej edhe një ushtar i cili thonte: "Ashtu si ju, edhe ne duhet të arrijmë qëllimin pavarësisht tensionit". Pasi kishte parë videon, ndërkohë që shkuadra përgatitet për t'u përballur me Shtetet e Bashkuara në Rustenburg, Gerard tha: "Më bëri të kuptoj se sa me fat jam që drejtoj këtë skuadër në Kampionatin Botëror."

Mesfushori i Liverpulit gjithashtu shtoi: "Ata ishin të moshave të ndryshme. Të gjithë djem dhe vajza të apasionuar që kërkonin disa sekonda kohë për të na uruar fat. Ishte diçka shumë prekëse dhe emocionuese... Të bën të vendosësh gjithçka në perspektive. U motivuam më shumë kur kuptuam se, çfarë lloj suporti kishim dhe na bëri të kuptojmë se ndeshjet tashmë janë shumë afër dhe mbështetja e vendit tonë është shumë e madhe".

David Richards i Federatës së Futbollit, ishte ai që dorëzoi personalisht videon tek skuadra në Afrikën e Jugut. Aty tregohen trupat ushtarake në Camp Bastion teksa i urojnë fat të mirë skuadrës së tyre, marrin poza duke mbajtur lart flamurin e Anglisë dhe gjithashtu, duke luajtur futboll gjatë kohës së paktë të lirë. Një nga anëtarët e Forcave të Armatosura thotë: "Ju urojmë shumë fat dhe silleni atë kupë në shtëpi për ne", ndërsa dikush tjetër vetëm: "Shkoni në finale për ne, jemi të gjithë me ju".

Fabio Capello, gjithashtu i prekur nga xhesti i tyre, i dërgoi një letër trupave britanike në Afganistan, ndërkohë që kapiteni i Anglisë Steve Gerard tregoi se si të gjithë lojtarët u frymëzuan shumë nga mesazhi i ushtarëve që shërbenin në Helmand.

Ndër personat që i kishin uruar fat kombëtares anglezë ishin personeli i divizionit 846 i Skuadronit Ajror, ushtarët e Skuadronit 664, 4 Trupa Ajrore të Regjimentit Ushtarak dhe gjithashtu personeli i RAF-it. Skuadra e Anglisë tashmë ka krijuar një lidhje të ngushtë me Forcat e Armatosura dhe ndeshja e fundit miqësore me Meksikën ishte emërtuar "Biletat e Trupave" ndërkombëtare, duke i dhënë ushtarakëve mundësinë që të shikonin Tre Luanët në aksion. Gjithashtu, edhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ka bërë kohët e fundit një vizitë në Afganistan, gjë që kishte shërbyer për t'i ngritur shumë moralin e trupave.

Për më tepër, David Cameron i dërgoi trupave në Afganistan një mesazh nga "personi më i rëndësishëm i Anglisë", trajneri Fabio Capello, i cili drejton skuadrën në Kampionatin Botëror.

Cameron ishte ai që lexoi me zë të lartë mesazhin e Capellos për t'i ngritur moralin trupave ushtarake. "Ndërkohë, që gëzoni mbështetjen e jashtëzakonshme të vendit tonë dhe teksa ne jemi gati për të shkëlqyer në Kampionatin Botëror, është e rëndësishme të dini sa shumë domethënëse janë sakrificat tuaja për të gjithë lojtarët dhe stafin e skuadrës angleze", shkruan Capello në mesazhin e tij.

"Shërbimi juaj heroik ndaj shtetit tonë është shumë i rëndësishëm për lojtarët dhe të gjithë ne kemi respekt absolut për sakrificat e pabesueshme tuaja dhe të famlijeve tuaja. Ndërkohë që, ju premtojmë se do të bëjmë të pamundurën për të arritur suksesin maksimal në Afrikën e Jugut për ju dhe vendin tonë, duam që ta dini se ne mendojmë se ju jeni heronjtë e vërtetë", shtoi ai.

Cameron pranoi se, entuziazmi i tij për skuadrën angleze nuk ishte pritur mirë nga trupat skoceze që shërbejnë në Afganistan. Skocia, e cila është tashmë rivalja tradicionale e Anglisë në fushën e gjelbërt, nuk arriti dot të kualifikohej për Kampionatin Botëror.

"Një ditë më parë, isha duke biseduar me disa ushtarë skocezë dhe sigurisht po i thoja: "Jepini djema, duhet të bëjmë tifozllik për Anglinë". "Arrita të bëja një marrëveshje me ta. I thashë: nëse finalja përfundon me Anglinë kundër Argjentinës, do të bëni tifozllik për Anglinë".

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Haradinaj: Kyçja e "VETËVENDOSJES" në politikë është legjitime (06.13.2010)
SERVER: BALLKANIT I KANOSET NJË DRAMË E RE NË KOSOVË DHE BOSNJE (06.13.2010)
"VETËVENDOSJE" PARALAJMËRON PROTESTA PËR LIRIMIN E ALBIN KURTIT (06.13.2010)
DOLI NUMRI 49 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.13.2010)
GRISEN LIBRAT E ISH-DIKTATORIT RAMIZ ALIA NË PRISHTINË (06.12.2010)
ALBIN KURTI ARRESTOHET NGA POLICIA E KOSOVËS (06.12.2010)
FORBES: PAS GJIRIT PERSIK, BOTA PO KTHEN SYTË NGA PASURITË E NAFTËS TË SHQIPËRISË (06.12.2010)
DIMENSIONI I RI I NATO-s NISI NGA KOSOVANga SALI BERISHA (06.12.2010)
I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PERSONALITETIT TË KULTURËS E LETRAVE SHQIPE GJERGJ ZHEJI (06.12.2010)
BOTËRORI NIS ME BARAZIMIN MIDIS AFRIKËS SË JUGUT DHE MEKSIKËS (06.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]