VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILLIM SHPRESËMADH I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS
E Djelë, 06.13.2010, 09:59pm (GMT1)

Voal-online -Njëmbëdhjetëshja e Löw-it dha në ndeshjen e saj e parë të Kupës së Botës një shfaqje të madhe dhe superiore ndaj Australisë në të gjitha drejtimet. Fitorja ishte tejet e merituar. Podolski e hapi vargun e golave, Klose e rriti atë. Pas pushimit si dhe përjashtimit të Cahill, do të shënonin edhe Müller dhe zëvendësuesi Cacau. Kombëtarja shpalosi ambiciet e saj për të fituar në grup. Traineri Joachim Löw vendosi në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Australisë një bllok të skuadrës Bayern. Me kapitenin Lahm, pstaj Badstuber, Schweinsteiger, Klose dhe Müller, pesë lojtarë të skuadrës kampione ishin në formacionin fillestar.

Nga australianët kryeyll ishte Cahill, i cili luajti që nga fillimi i ndeshjes. Kewell jo, sepse sulmuesi i Gallatasarait të Stambollit u gjet në stol përsëri.

Në fillim ekipi gjerman i mbijetoi një momenti pasigurie. Në minutën e tretë të lojës Garcia përfitoi nga konfuzioni në linjën e prapme gjermane, por mirëkuptimi midis Lahm dhe portierit arriti ta shmangë rrezikun. Pastaj u zgjua njëmbëdhjetëshja e Löw dhe e mori në dorë iniciativën. Klose dhe Schwarzer krijuan situata të njëpasnjeshme goli, pastaj erdhi Podolski dhe kombëtarja për herë të parë në ndeshje shpërtheu në gëzim. Pas një pasi të zgjuar të Müller lojtari i Këlnit e çoi topin në rrjetë. (http://sport.msn.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.