VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA: KOSOVA BURIM DHE DESTINIM I TRAFIKIMIT
E Hënë, 06.14.2010, 02:09pm (GMT1)

Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit për femra dhe fëmijë, të cilët janë subjekt i trafikimit të personave, në mënyrë specifike i prostitucionit të detyrueshëm dhe i fëmijëve, që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, thuhet, pos tjerash, në pjesën për Kosovën, në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, që është publikuar sot.

Mëtutje theksohet se shumica e viktimave të prostitucionit të detyrueshëm janë femra të reja nga Evropa Lindore, përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Fëmijët dhe femrat në Kosovë janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm brenda Kosovës dhe poashtu në vendet në mbarë Evropën.

Sipas raportit, një OJQ ka raportuar se ka identifikuar më se 300 fëmijë, veçanërisht nga komunitetet rome, që janë detyruar të kërkojnë lëmoshë.

Në raport thuhet se policia vazhdon të raportojë se trafikimi i brendshëm, që involvon serbët e Kosovës, poashtu mund të ndodhë në pjesën veriore.

Raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, po bënë përpjekje të rëndësishme për ta arritur këtë.

Në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, theksohet gjithashtu se duhet në që mënyrë proaktive të ndiqen dhe të dënohen autorët e trafikimit seksual dhe të punës, përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë në trafikim.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.