VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHQIPËRIA BURIM TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE
E Hënë, 06.14.2010, 03:57pm (GMT1)

Në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për gjendjen e trafikimit të qenieve njerëzore në botë, Shqipëria cilësohet si burim trafikimi. Shqipëria, thuhet në raport është sidomos burim prostitucioni të detyruar dhe pune të detyruar duke përfshirë edhe detyrimin e fëmijëve për të lypur.

Viktimat nga Shqipëria, thuhet në raport, i nënshtrohen kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për shfrytëzim seksual në Shqipëri, Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Europën Perëndimore. Rreth gjysma e vitimave të cilat gjatë vitit 2009 iu referuan organizatave që kujdesen për raste të tilla ishin shqiptare, kryesisht gra e vajza të detyruara të mertreshin me prostitucion nëpër hotele apo në banesa private npë Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Fëmijët kryesisht janë shfrytëzuar për lypje dhe forma të tjera të punës së detyruar. Ka gjithashtu prova se meshkuj shqiptarë u janë nështruar kushteve të punës së detyruar në bujqësi si në Greqi ashtu edhe në vende të tjera fqinjë, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Raporti thotë se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikut, megjithatë po bën përpjekje serioze me këtë synim.

Qeveria, thotë raporti, ka vazhduar punën për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikut si dhe ka ndjekur ligjërisht me sukses disa nga trafikantët e qenieve njerëzore. Megjithatë, ka patur shqetësime serioze lidhur me mbrojtjen e viktimave të cilat kanë dëshmuar kundër trafikantëve. (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.