E Martë, 03.19.2024, 09:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HUMAN RIGHTS WATSCH KËRKON HETIME TË PAVARURA PËR ALBIN KURTIN
E Martë, 06.15.2010, 10:49am (GMT+1)


Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, duhet të nisë një hetim të pavarur mbi operacionin e policisë së Kosovës më 12 qershor, gjatë të cilit njësitet e posaçme të policisë duket se kishin përdorur forcë të tepruar, ka reaguar organizata Human Rights Watch.

Operacioni kishte filluar si përpjekje për të arrestuar aktivistin politik, Albin Kurti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet në komunikatë.

Ky episod, një pjesë e të cilit është xhiruar edhe me kamera, ka filluar pas një takimi me gazetarë të Vetëvendosjes, në të cilin Kurti paralajmëroi synimet e këtij grupi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Pamjet e këtij operacioni e bëjnë atë shqetësuese", ka thënë Wanda Troszczynska-van Genderen, nga Human Rights Watch.

"Një hetim i pavarur mbi këtë incident është thelbësor për të garantuar kredibilitetin e policisë dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit", ka thënë ajo.

Duke u bazuar në xhirimet e publikuara, HRW rikujton "Parimet Bazë të Kombeve të Bashkuara mbi Përdorimin e Forcës dhe Armëve të Zjarrit nga Forcat e Rendit", në bazë të të cilave, autoritetet duhet, për aq sa të jetë e mundshme, të zbatojnë masa jo të dhunshme para se të vendosin të shfrytëzojnë forcën dhe armët e zjarrit.

"Policia e Kosovës duhet të përgjigjet në shumë pyetje serioze rreth këtij operacioni të arrestimit".

"Policia duhet të hapë edhe një hetim të sajin të brendshëm, por një shqyrtim i pavarur është gjithashtu jetësor për transparencën dhe llogaridhënien", ka thënë zonja Troszczynska-van Genderen, përfaqësuese për Ballkanin Perëndimor në Human Rights Watch.

Misioni evropian për sundimin e ligjit ka lëshuar një urdhër-arrest për zotin Kurti, për t'u përgjigjur në akuzat që ishin ngritur kundër tij, në raport me siç thuhej, përgjegjësinë e tij gjatë protestave të 10 shkurtit të vitit 2007, gjatë të cilave qenë vrarë dy protestues shqiptarë.

Kurti është dënuar më 14 qershor me 9 muaj heqje lirie për për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por është lënë i lirë, pasi që ai kohë më parë ka mbajtur 10 muaj paraburgim dhe arrest shtëpiak.(a.v.)
(http://www.radioevropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2010)
ALBIN KURTI LIROHET (06.14.2010)
GRUPI NDËRKOMBËTAR DREJTUES KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS (06.14.2010)
DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHQIPËRIA BURIM TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE (06.14.2010)
SHBA: KOSOVA BURIM DHE DESTINIM I TRAFIKIMIT (06.14.2010)
KURTI: NUK E NJOH EULEX-in (06.14.2010)
FILLIM SHPRESËMADH I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS (06.13.2010)
GJERMANIA NË DURBAN: TROKET ORA E SË VËRTETËS (06.13.2010)
Haradinaj: Kyçja e "VETËVENDOSJES" në politikë është legjitime (06.13.2010)
SERVER: BALLKANIT I KANOSET NJË DRAMË E RE NË KOSOVË DHE BOSNJE (06.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]