E Martë, 03.19.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DYVJETORI I HYRJES NË FUQI E GJEN KUSHTETUTËN TË PAZBATUAR
E Martë, 06.15.2010, 04:37pm (GMT+1)

 

Në foto: Më 9 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratonte Kushtetutën e Kosovës, e cila hyri në fuqi zyrtarisht më 15 qershor 2008

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të kënaqur me shkallën e zbatimit të Kushtetutës. Duke u thirrur sidomos në gjendjen në veri, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se shtrirja e kushtetutshmërisë atje kërkon një koordinim me ndërkombëtarët, përderisa deputetë opozitarë thonë se institucionet nuk po i përdorin mekanizmat kushtetues për zbatimin e aktit më të lartë juridik.

Kosovës nuk i kanë mjaftuar dy vjet që ta zbatojë në tërësi dhe në gjithë territorin Kushtetutën e saj, thonë përfaqësuesit kosovarë.

Ngjashëm me deklaratat e para një viti, edhe në përvjetorin e dytë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, deputetët e veçojnë pjesën veriore, ku nuk ka zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ndonëse probleme në zbatimin e aktit më të lartë juridik potencohen edhe në vise apo fusha tjera të funksionimit të shtetit. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se dy vjet të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, nuk ishin të mjaftueshme për zbatimin e saj në tërësi.

"Problem mbetet shtrirja e sundimit të Kushtetutës në gjithë hapësirën e Kosovës dhe ju e dini se në këtë rrafsh ka pengesa".

"I gjithë procesi i pavarësisë, edhe Kushtetuta, është arritur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe konsideroj që edhe zbatueshmëria e saj kërkon një koordinim dhe kam besim se kjo do të ndodhë, ndonëse kërkohet ende punë dhe mundësi të reja",
thotë Krasniqi.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së Kuvendit, Nexhat Daci, thotë se Kushtetuta nuk po respektohet dhe zbatohet dhe Kosova po harron se e ka në fuqi aktin më të lartë juridik.

Sipas Dacit,
institucionet nuk kanë bërë as përpjekjen më të vogël për moscenimin e sovranitetit në pajtim me Kushtetutën.

"Në asnjë pikë të territorit të Kosovës nuk është respektuar sovraniteti që është kusht elementar i funksionimit të një shteti, askund nuk është debatuar dhe nuk është dokumentuar që integriteti territorial është ruajtur konform kushtetutës"
, thekson Daci.

Anëtari tjetër i Kryesisë së Kuvendit dhe nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi, konsideron se moszbatimi i Kushtetutës nuk është diçka që ndodh vetëm në veri, apo në vise të banuara me popullatë serbe, pasi që, sipas tij, moszbatimi i aktit juridik ndodh edhe në shumë fusha e segmente tjera të funksionimit të shtetit të Kosovës.

"Mund të thuhet që edhe në momente tjera ka pasur neglizhencë të institucioneve që të zbatohet plotësisht Kushtetuta. Natyrisht, Kushtetuta pretendon që në funksionimin e plotë të saj, të ketë funksionalizim të plotë të institucioneve të vendit, funksionim të shtetit ligjor, të ketë shkallë të ulët të korrupsionit, të ketë zhvillim ekonomik dhe të gjitha këto janë ngecje që mund të ndërlidhen edhe me moszbatimin e plotë të Kushtetutës",
shprehet Gashi.

Kushtetuta e Kosovës është një akt që nuk përfillet nga një pjesë e madhe e përfaqësuesve dhe popullatës serbe. Por, Rada Trajkoviq nga Këshilli Nacional Serb thotë se kjo Kushtetutë paraqet një akt më të avancuar që u afrohet standardeve evropiane.

"Është realitet që tash ka një liri më të madhe të lëvizjes, fqinjët shqiptarë më nuk e shohim si problem që të jetojnë në fqinjësi me serbët, njerëzit janë demilitarizuar dhe të gjitha këto janë përparim"
, thotë Trajkoviq.

Por, sipas Trajkoviqit, me pjesëmarrje në institucione serbët do të mund të ndikonin që disa dispozita të Kushtetutës të zbatoheshin edhe në terren, pasi që beson se ato ende janë vetëm në letër.

Për dallim nga dita e hyrjes në fuqi dhe përvjetori i parë, Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera, kësaj radhe nuk e kanë shënuar këtë ditë.

Lexoni edhe këto:
Prishtina sot fuqizon Kushtetutën HYPERLINK "http://www.evropaelire.org/content/article/1754791.html"
Një vit Kushtetutë

Kushtetuta mbetet e papranueshme për serbët (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJUKANOVIQ: MIDIS KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NUK KA PROBLEM KUFITAR (06.15.2010)
HUMAN RIGHTS WATSCH KËRKON HETIME TË PAVARURA PËR ALBIN KURTIN (06.15.2010)
INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2010)
ALBIN KURTI LIROHET (06.14.2010)
GRUPI NDËRKOMBËTAR DREJTUES KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS (06.14.2010)
DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHQIPËRIA BURIM TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE (06.14.2010)
SHBA: KOSOVA BURIM DHE DESTINIM I TRAFIKIMIT (06.14.2010)
KURTI: NUK E NJOH EULEX-in (06.14.2010)
FILLIM SHPRESËMADH I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS (06.13.2010)
GJERMANIA NË DURBAN: TROKET ORA E SË VËRTETËS (06.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]