E Enjte, 04.25.2024, 02:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VDIQ AKTORI SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE BEKIM FEHMIU
E Martë, 06.15.2010, 05:22pm (GMT+1)

Bekim Fehmiu është aktori më madh i të gjitha kohërave nga

Kosova dhe njëri ndër më të famshmit në ish-Jugosllavi.

Bekim Fehmiu u lind në

Sarajevë në vitin 1936 dhe vdiq me 15 qershor 2010 në Beograd ku bëri vetëvrasje.Rrjedh nga nje familja e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propaganduesi i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithÄ— hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madhë për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Rolet e tij në "

Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

I martuar me një Branka Petric, ai ishte nga ata njerëz që nuk e braktisi në asnjÄ— moment

Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. I pyetur për dëshirën e tij ai ka thënë thjeshtë se: "Do të doja të njihja më mirë shqipen". Në të gjithë hapësirÄ—n ballkanike është gati në pÄ—rmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qÄ—në një nga arsyet, qÄ— i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve. Nga viti

1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohÄ— më parë në

Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

 

Filmografia

Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2 Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph Poslednja prica (1987) (Film televiziv) Crveni i crni (1985) si Da Giozo Sarâb (1982) si Vlsdar Voce, La (1982) Siroko je lisce (1981) Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil Disposta a tutto (1977) Salon Kitty (1976) si Hans Reiter Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim Pavle Pavlovic (1975) Kosava (1974) si Adam Milovanovic Deps (1974) si Deps Gioco della verità, Il (1974) Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv) The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb Klopka za generala (1971) si Doktor The Adventurers (1970) si Dax Xenos "Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus Prljave ruke (1968) (Film televiziv) Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo Skupljaci perja (1967) si Bora Protest (1967) si Ivo Bajsic Tople godine (1966) Vreme ljubavi (1966) si Milija Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966) Roj (1966) si Halil Beu Devojka (1965) Klakson (1965) Ko puca otvorice mu se (1965) Neprijatelj (1965) Pod isto nebo (1964) Sasa (1962) si Maric Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash.

(http://sq.wikipedia.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DYVJETORI I HYRJES NË FUQI E GJEN KUSHTETUTËN TË PAZBATUAR (06.15.2010)
GJUKANOVIQ: MIDIS KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NUK KA PROBLEM KUFITAR (06.15.2010)
HUMAN RIGHTS WATSCH KËRKON HETIME TË PAVARURA PËR ALBIN KURTIN (06.15.2010)
INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2010)
ALBIN KURTI LIROHET (06.14.2010)
GRUPI NDËRKOMBËTAR DREJTUES KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS (06.14.2010)
DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHQIPËRIA BURIM TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE (06.14.2010)
SHBA: KOSOVA BURIM DHE DESTINIM I TRAFIKIMIT (06.14.2010)
KURTI: NUK E NJOH EULEX-in (06.14.2010)
FILLIM SHPRESËMADH I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS (06.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]