E Martë, 03.19.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZVICRA MUND SPANJËN, SENSACIONI I PARË NË BOTËRORIN E AFRIKËS SË JUGUT
E Mërkurë, 06.16.2010, 05:40pm (GMT+1)

Voal-online -Disiplinë taktikë, shpirt luftarak, zotërim i terrenit, dëshirë dhe paksa fat çoi në befasinë e parë të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Zvicra me trainer Ottmar Hitzfeld, falë këtyre cilësive arriti një fitore 1:0 kundër njërës nga pretendentet më të mëdha të këtyre finaleve, Spanjës. Kampionia e Evropës u gjet me shpatulla për mur në Durban.

Traineri spanjoll Vicente Del Bosque kishte arritur t'i mblidhte të gjithë yjet e futbollit të vendit të tij t'i mblidhte. Pas shumë kohësh i dëmtuar, Iniesta ishte në gjendje të përfshihej në ekip. Edhe Torres u aktivizua në lojë, pas një qëndrimit të shkurtër në stol.

Ndërsa traineri Ottmar Hitzfeld do të detyrohej të hynte në lojën e sotme pa kapitenin Frei dhe mesfushorin Behrami të dëmtuar në stërvitje. Fitoren e sotme ai e mbështeti kryesisht në gjashtëshen e fuqishme Benaglio, Ziegler, Huggel, Derdiyok, Barnetta dhe Nkufo.

Në foto: Momenti i golit të Gelso Fernandesit

Disi të favorizuar edhe nga gjyqtari, spanjollët e morën iniciativën qysh në fillim të lojës. Por një Zvicër gjithnjë e më e pjekur dhe e vendosur në lojën e saj, nuk ia dha asaj asnjë shans. Spanjollët patën raste me Villa (minuta e 10-të), Silva dhe Sergio Ramos (minuta e 17-të). Në minutën e 24-t Zvicra kaloi situatën më rrënqethëse kur një kombimin Iniesta-Piqué u shmang falë lojës së Grichting. Në minutën e 26-të përsëri situatë goli. Në minutën e 30-të Zvicra mbetet pa Senderos, në vend të të cilit do të luante Steve Von Bergen. Në minutën e 45-të De Villa humb një rast tjetër për Spanjën.

Fatin e lojës do ta vendoste Gelson Fernandes në minutën e 52-të. Pas kësaj minuta rastet kanë qenë sa tek njëra tek porta tjetër. Ka qenë vendimtare, sigurisht, edhe loja e kthjellët e portierit Diego Benaglio. Ndërkohë kalimi i minutave i bënte gjithnjë e më të paqartë në lojën e tyre spanjollët. Zvicra dhe Spanja takoheshin për të 18-tën herë dhe ishte hera e parë që Zvicra fitonte, duke kryesuar tashmë me tri pikë në Grupin H.

Ndeshjet e ardhshme në këtë grup janë: Spanja luan më 21 qershor në orën 20.30 në Ellis Park të Johanesburgut me Hondurasin. Zvicra në të njëjtën ditë në Port Elizabeth me Kilin Chile (ora 16.00).

(http://sport.msn.de) (http://www.rts.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI: HETIM MBI DY VARREZA ME SHQIPTARË - VIKTIMA TË LUFTËS NË KOSOVË (06.16.2010)
VDIQ AKTORI SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE BEKIM FEHMIU (06.15.2010)
DYVJETORI I HYRJES NË FUQI E GJEN KUSHTETUTËN TË PAZBATUAR (06.15.2010)
GJUKANOVIQ: MIDIS KOSOVËS DHE MALIT TË ZI NUK KA PROBLEM KUFITAR (06.15.2010)
HUMAN RIGHTS WATSCH KËRKON HETIME TË PAVARURA PËR ALBIN KURTIN (06.15.2010)
INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2010)
ALBIN KURTI LIROHET (06.14.2010)
GRUPI NDËRKOMBËTAR DREJTUES KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS (06.14.2010)
DEPARTAMENTI I SHTETIT: SHQIPËRIA BURIM TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE (06.14.2010)
SHBA: KOSOVA BURIM DHE DESTINIM I TRAFIKIMIT (06.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]