VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA MUND SPANJËN, SENSACIONI I PARË NË BOTËRORIN E AFRIKËS SË JUGUT
E Mërkurë, 06.16.2010, 05:40pm (GMT1)

Voal-online -Disiplinë taktikë, shpirt luftarak, zotërim i terrenit, dëshirë dhe paksa fat çoi në befasinë e parë të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Zvicra me trainer Ottmar Hitzfeld, falë këtyre cilësive arriti një fitore 1:0 kundër njërës nga pretendentet më të mëdha të këtyre finaleve, Spanjës. Kampionia e Evropës u gjet me shpatulla për mur në Durban.

Traineri spanjoll Vicente Del Bosque kishte arritur t'i mblidhte të gjithë yjet e futbollit të vendit të tij t'i mblidhte. Pas shumë kohësh i dëmtuar, Iniesta ishte në gjendje të përfshihej në ekip. Edhe Torres u aktivizua në lojë, pas një qëndrimit të shkurtër në stol.

Ndërsa traineri Ottmar Hitzfeld do të detyrohej të hynte në lojën e sotme pa kapitenin Frei dhe mesfushorin Behrami të dëmtuar në stërvitje. Fitoren e sotme ai e mbështeti kryesisht në gjashtëshen e fuqishme Benaglio, Ziegler, Huggel, Derdiyok, Barnetta dhe Nkufo.

Në foto: Momenti i golit të Gelso Fernandesit

Disi të favorizuar edhe nga gjyqtari, spanjollët e morën iniciativën qysh në fillim të lojës. Por një Zvicër gjithnjë e më e pjekur dhe e vendosur në lojën e saj, nuk ia dha asaj asnjë shans. Spanjollët patën raste me Villa (minuta e 10-të), Silva dhe Sergio Ramos (minuta e 17-të). Në minutën e 24-t Zvicra kaloi situatën më rrënqethëse kur një kombimin Iniesta-Piqué u shmang falë lojës së Grichting. Në minutën e 26-të përsëri situatë goli. Në minutën e 30-të Zvicra mbetet pa Senderos, në vend të të cilit do të luante Steve Von Bergen. Në minutën e 45-të De Villa humb një rast tjetër për Spanjën.

Fatin e lojës do ta vendoste Gelson Fernandes në minutën e 52-të. Pas kësaj minuta rastet kanë qenë sa tek njëra tek porta tjetër. Ka qenë vendimtare, sigurisht, edhe loja e kthjellët e portierit Diego Benaglio. Ndërkohë kalimi i minutave i bënte gjithnjë e më të paqartë në lojën e tyre spanjollët. Zvicra dhe Spanja takoheshin për të 18-tën herë dhe ishte hera e parë që Zvicra fitonte, duke kryesuar tashmë me tri pikë në Grupin H.

Ndeshjet e ardhshme në këtë grup janë: Spanja luan më 21 qershor në orën 20.30 në Ellis Park të Johanesburgut me Hondurasin. Zvicra në të njëjtën ditë në Port Elizabeth me Kilin Chile (ora 16.00).

(http://sport.msn.de) (http://www.rts.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.