VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tragjedi në Itali e familjes emigrante nga Shkodra
E Djelë, 03.01.2009, 04:51pm (GMT1)

Voal-online Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj, një katërmbëdhjetë vjeçe dhe një trembëdhjetë vjeç, kanë vdekur sot në mëngjes për shkak të një shpërthimi që ka ndodhur në një vilë në Barberino të Muxhelos (Mugello), Firence. Është plagosur rëndë një fqinj, 38 vjeç, italian. Shpërthimi është verifikuar në orën 8:15 në rrugën Garibaldi, duke bërë të binte soletën e ndërtesës.

Midis shkaqeve të mundshme ekziston hamendja se mund të ketë pasë një rrjedhje gazi nga një stufë e ushqyer me metan, rënë në rrugë dhe që mund të ketë qenë në banesën e të plagosurit. Ky i fundit, në vijim të shpërthimit, është gjuajtur jashtë banesës, e cila ndodhej në katin e poshtëm. Tani është në spitalin e Karexhit (Careggi) në Firence. Ka marrë plagë në pjesën më të madhe të trupit, gjendja e tij është e rëndë.

Zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur t'i fillojnë menjëherë kërkimet për shkak të një zjarri që ka pasuar shpërthimin, kanë gjetur pastaj trupin pa jetë të gruas, Angjelina Gjonaj, dhe të dy fëmijëve, Dorina e Dorian, të cilët banonin në katin e sipërm të ndërtesës. Fillimisht ishte menduar i zhdukur edhe burri i gruas, baba i dy fëmijëve. Gëzim Gjonaj, 40 vjeç, ndodhej në Shqipëri, ishte kthyer dje në atdhe, me vëllain, sepse para disa javësh e kishte humbur punën si murator.

E shoqja Angjelina punonte në një restorant në Barberino, ku familja jetonte prej dhjetë vitesh. "Ka qenë një shpërthim i ngjashëm me atë të një bombe. Kam dalë nga shtëpia dhe e kam gjetur Tomazon (Tommaso) burrin e plagosur, përmbys në rrugë, të plagosur. Ishte me vetëdijë dhe më ka kërkuar ndihmë. Kam thirrur numrin 118," ka rrëfyer për ngjarjen Bruno Mocali, që banonte afër vilës. Një i afërm i familjes, Kolombo Gjonaj, ka treguar se në të kaluarën, në banesën e tridhjetë e tetëvjeçarit italian, kishin qenë verifikuar tri raste të djegieve dhe të rrjedhjes së gazit: zjarrfikësit po sqarojnë rrethanat.

 

FËMIJËT NË DRITARE: "NDIHMË, NDIHMË"

 

"Hidhuni poshtë, hidhuni poshtë, ju presim ne." Me këto fjalë anëtarët e parë të ekipit të shpëtimit, të cilët kanë arritur në rrugën Nazionale, ku ndodhet ana kryesore e apartamentit ku jetonte gruaja shqiptare me të fëmijët vdekur pas shpërthimit të vilës e cila që kishte dalje edhe në rrugën Garibaldi -, iu kanë bërë thirrje fëmijëve që kërkonin ndihmë nga dritarja. Kështu kanë thënë Aldo Fiorani, 60 vjeç, dhe Debora Zairi, fqinje e shtëpisë. "Bashkë me karabinierët dhe fqinj të tjerë të shtëpisë kanë vazhduar ata kemi provuar të hyjmë në vilë, por flakët e zjarrit ishin tepër të dendura. Ndërkohë që në rrugë ndodhej Tommaso Mengoni me pamje të dëmtuar dhe në gjendje të vështirë. Edhe ai i thërriste familjes shqiptare, "hidhuni poshtë, hidhuni poshtë".
Tommaso Mengoni, 38 vjeç, është burri që ka mbetur i plagosur nga shpërthimi dhe që është edhe pronari i vilës, e cila nuk ishte, siç u tha më parë, pronë e babait. Sipas disa dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes, nëna e dy fëmijëve, kishte zbritur në rrugë pak para shpërthimit, sepse ndiente një erë të fortë gazi. Duket se edhe ka trokitur në portën e katit përdhes të banesës së Tomazos, duke i thënë për erën e rëndë. Pastaj është gnktur dhe ka ndodhur menjëherë shpërthimi. Kur ka arritur ndihma e shpejtë, soleta që ndan katin përdhes me katin sipër ishte ende e pacopëtuar. Ajo ka rëndë 30 minuta më vonë, kur ndihma e shpejtë kishte arritur. Gruaja dhe dy fëmijët kanë vdekur pas rënies së soletës.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.