VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA do të japin 900 milionë për rindërtimin e Gazës
E Hënë, 03.02.2009, 08:39am (GMT1)

Zëri i Amerikës: Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve donatore janë mbledhur në Sharm al-Sheik të Egjiptit, me synimin për të dhënë miliarda dollarë ndihma për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës ushtarake izraelite.

Një zëdhënës i Sekretares së Shtetit Hillari Klinton tha se SHBA do të japin 900 milionë dollarë ndihma për palestinezët në konferencën e sotme, 300 milionë prej të cilave në formën e ndihmave për Rripin e Gazës. Të 6 vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit thanë dje se do të japin bashkarisht 1, 65 miliardë dollarë ndihma.

Autoriteti Palestinez ka thënë se i duhen 2,8 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.
Zëdhënësi i zonjës Klinton tha se 600 milionë dollarë nga ndihma amerikane do t'i jepen Autoritetit Palestinez, për të mbuluar mungesat në buxhet, reformat institucionale dhe zhvillimin ekonomik. 

Zonja Klinton ka thënë se fondet amerikane nuk do t'i jepen Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës dhe që nuk u ftua në konferencën e donatorëve.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.