VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përsëri Beogradi ia kundërvë Kosovës së pavarur dhe sovrane serbët e veriut të vendit
E Hënë, 03.02.2009, 12:22pm (GMT1)

Voal-online Procesi i parë gjyqësor i Euleksit në veriun e Mitrovicës, i parashikuar për sot paradite, nuk është lejuar nga serbë të kësaj pjese të Kosovës, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës ku Euleksi do ta zhvillonte procesin. Serbët protestues janë kundër përdorimit të vulës ku është shkruar "Republika e Kosovës". Çështja që do të shqyrtohej sot në Gjykatë kishte të bënte me dy serbë që akuzohen për një grabitje të rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2007 në Leposaviq.

Kemi të bëjmë kështu me një tjetër veprim të nxitur nga Beogradi, gjithnjë e më agresiv në përdorimin e serbëve në veriun e Kosovës për t'iu kundërvënë, gjithnjë e më haptas dhe më brutalisht Kosovës së pavarur dhe sovrane. Sot gjithsesi vihet në provë premtimi i Euleksit se do ta shtrijë funksionimin e shtetit ligjor në gjithë territorin e Kosovës dhe do ta bëjë kështu të mundur funksionimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Do të vihet në provë serioziteti dhe vendosmëria e Euleksit për t'iu kundërvënë strukturave gjithnjë e më të sofistikuara kriminale të Beogradit në Kosovë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.