VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një fitore tjetër e krimit - Euleksi zbrapset përballë sfidës së Beogradit
E Hënë, 03.02.2009, 03:52pm (GMT1)

Një fitore tjetër e krimit Euleksi zbrapset përballë sfidës së Beogradit

 

Voal-online   Ndërsa serbët kishin bllokuar të dyja hyrjet e Gjykatës në veri të qytetit të Mitrovicës, Euleksi është detyruar të shtyjë seancën gjyqësore. Kështu procesi i parë gjyqësor i Euleksit në veriun e Mitrovicës, i parashikuar për sot paradite, nuk është lejuar nga serbë të kësaj pjese të Kosovës, të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës ku Euleksi do ta zhvillonte procesin. Serbët protestues janë kundër përdorimit të vulës ku është shkruar "Republika e Kosovës". Ata deklarojnë se do të vazhdojnë me protestat derisa sistemi i drejtësisë në veri të Kosovës të mbështetet në planin 6 pikësh të Ban Ki Munit.

Çështja që do të shqyrtohej sot në Gjykatë kishte të bënte me dy serbë që akuzohen për një grabitje të rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2007 në Leposaviq.

Trupi gjykues dhe prokurori i çështjes ishin pjesëtar të Euleksit.

Kemi të bëjmë kështu me një tjetër veprim të nxitur nga Beogradi, gjithnjë e më agresiv në përdorimin e serbëve në veriun e Kosovës për t'iu kundërvënë, gjithnjë e më haptas dhe më brutalisht Kosovës së pavarur dhe sovrane. Sot gjithsesi vihet në provë premtimi i Euleksit se do ta shtrijë funksionimin e shtetit ligjor në gjithë territorin e Kosovës dhe do ta bëjë kështu të mundur funksionimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Do të vihet në provë serioziteti dhe vendosmëria e Euleksit për t'iu kundërvënë strukturave gjithnjë e më të sofistikuara kriminale të Beogradit në Kosovë.

Që nga viti 199 nuk ka pasur ndonjë vendim gjykate për krime në veriun e Mitrovicës dhe shumë ngjarje kanë mbetur pa u gjykuar, shumë krime kanë mbetur të pahetuara. Kështu kjo pjesë e Kosovës, tashmë zyrtarisht, prej një viti, e pavarur dhe sovrane, ka mbetur parajsë në lulëzim e krimit të çdollojshëm.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.