VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nju Jork Tajms: Obama-Moskës: Ne nuk i vendosim raketat, ju mos e lejoni Iranin të prodhojë armë bërthamore
E Martë, 03.03.2009, 10:14am (GMT1)

Voal-online The New York Times, në shkrimin Obama i ofroi marrëveshje Rusisë në një letër sekrete", të autorit Peter Baket, shkruan se në këtë letër, dërguar muajin e shkuar  presidenti amerikan thotë se nuk do të ketë vendosje të sistemit raketor mbrojtës në Evropën Lindore, ndërsa Moska duhet të ndalë Iranin në prodhimin e armëve bërthamore. Letra i është dhënë në dorë presidentit rus Medvediev para tri javësh nga një zyrtar i lartë i administratës së Uashingtonit. Burimi zyrtar i gazetës nuk pranoi të japë hollësi të tjera, ngaqë letra nuk është bërë ende publike. Letra ka për qëllim ta ftojë Rusinë të jetë në front të përbashkët me Amerikën kundër Iranit. Moska nuk është përgjigjur, por pritet që Ministri i Jashtëm rus  Sergey V. Lavrov të bisedojë për këtë me Sekretaren e Shtetit Hillary Rodham Clinotn të premten në Gjenevë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.