VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan
E Mërkurë, 03.04.2009, 09:11am (GMT1)

Zëri i Amerikës - Kryeministri britanik Gordon Braun do të flasë sot përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit amerikan ku pritet t'u bëjë thirrje ligjvënësve të heqin dorë nga proteksionizmi.
Fjalimi i z. Braun vjen një ditë pas bisedimeve që ai pati me Presidentin barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Dy udhëheqësit diskutuan rreth një përpjekjeje ndërkombëtare për të nxitur rigjallërimin e ekonomisë globale nga recesioni i thellë ku ndodhet tani.

Ata theksuan nevojën e reformimit të strukturave rregullatore në sistemin financiar. Z. Obama paralajmëroi kundër politikave proteksioniste dhe tha se procesi i reformës nuk do të jetë as i lehtë dhe as i shpejtë.
Z. Braun ka bërë thirrje për një "marrëveshje të re" globale për të rigjallëruar ekonominë botërore duke u bërë thirrje të gjitha vendeve që të injektojnë para në ekonomitë e tyre dhe të punojnë së bashku për reforma bankare ndërkombëtare si dhe për reformimin e institucioneve financiare.
Bisedimet synonin, pjesërisht, për të hedhur bazat e takimit të G-10s që do të mbahet në Londër në muajin prill, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.