VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s
E Mërkurë, 03.04.2009, 01:18pm (GMT1)

Scheffer reagon ndaj spekulimeve për reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar në lidhje me spekulimet rreth zvogëlimit të mundshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë. "Dua të jem i qartë, ata që spekulojne për reduktimet e mundshme të KFOR-it, përfshirë këtu edhe njerëzit në uniformë, nuk flasin në emër të NATO-s", është shprehur njeriu i parë i aleancës në komunikatë të posaçme për shtyp.

Reagimi i Jaap de Hoop Scheffer vjen si pasojë e deklaratave të shumta si në Bruksel ashtu edhe në Prishtinë se NATO-ja do nisë planifikimet për zvogëlimin e numrit të ushtarëve që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës veriatlantike konfirmon edhe një herë se për momentin nuk ka asnjë plan, aq më pak ndonjë vendim për reduktimin e KFOR-it.
"Ndryshimet e mundshme në KFOR do bëhen vetëm ne bazë të vendimeve politike të aleatëve, ndërsa ky vendim mund të merret vetëm kur aleatët janë të sigurtë se zvogëlimi i mundshëm i ushtarëve të KFOR-it nuk do rrezikojë sigurinë në Kosovë", ka thënë Scheffer duke konkluduar se ende nuk ka ardhur koha për këtë gjë.rtk/Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.