VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan
E Mërkurë, 03.04.2009, 09:30pm (GMT1)

Kryeministri britanik Gordon Braun, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë që të bashkojnë gjithë botën në një përpjekje të bashkërenduar për t'iu kundërvënë krizës ekonomike globale.

 

Zëri i Amerikës - Duke mbajtur sot fjalim para të dy dhomave të kongresit amerikan, kryeministri Braun përsëriti thirrjen e tij për një ristrukturim ndërkombëtar të sistemit financiar, të cilin ai e quajti "një marrëveshje të re globale".

Ai tha se vendet e ndryshme mund të kenë më shumë sukses kur punojnë së bashku. Ai bëri thirrje për rregulla ndërkombëtare për qeverisjen e bankave, si dhe për bashkëpunimin global mbi planet e stimulimit dhe uljen e interesave.

Kryeministri britanik tha se veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Britnaia duhet të shmangin proteksionizmin dhe të rikthejnë besimin e tyre tek e ardhmja me investime në prodhime, shërbime dhe teknologji të reja, për të krijuar begati e vende pune si dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm ekonomik.

Ai tha se të dy vendet nuk duhet të harrojnë më të varfërit dhe më pak të fuqishmit e botës, madje t'i bëjnë këto vende përparësinë e tyre kryesore në kuadër të përgjigjes ndaj krizës ekonomike.

Z. Braun përshëndeti rolin udhëheqës të Amerikës për vite me radhë dhe përsëriti angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar partneritetin mes dy vendeve si të "pathyeshme". Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.