VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ministërja italiane do ta kalojë 8 Marsin në Kosovë me femrat ushtarake nga Italia
E Shtunë, 03.07.2009, 11:23am (GMT1)

Voal-online - Femrat italiane ushtarake jashtë vendit "janë shembulli i Italisë më të mirë, fema guximtare që bëjnë një punë të rëndë dhe shpesh të rrezikshme e që i shërbejnë Atdheut pa bujë". Këtë e ka nënvizuar në një deklaratë Ministërja për Mundësi të Barabarta Mara Carfagna, e cila nesër, për festën e grave, do të jetë në bazën ushtarake të Pejës, në Kosovë për t'u përshëndetur me 81 femrat ushtarakae italiane të vendosura këtu. Gjatë ditës ministërja do të takohet me personelin femëror të kontingjentit italian në të cilin bëjnë pjesë tri oficee dhe një komandante toge- e një delegacion të Njësive Ndërkombëtare të pranishmë në Kosovë. "Këto femra," ka thënë më tej Carfagna, "në operacionet ushtarake janë të "armatosura" me një ndjeshmëri të madhe". Objektivi i tyre është një përkushtim konstant, ku aftësia e të komanduarit dhe përmasa humanitare shkrihen një një të vetme. Për këtë arssye kam vendosur ta kaloj me ato 8 Marsin."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.