VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pas takimit me Lavrovin, Hilari Klinton shpreh mbështetjen për Kosovën
E Shtunë, 03.07.2009, 04:50pm (GMT1)

RTK - Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka zhvilluar në Gjenevë takimin e saj të parë me homologun rus Sergej Lavrov, me ç'rast të dyja palët kanë rikonfirmuar qëndrimet njohura për Kosovën. Agjencitë njoftojnë se, pas takimit, Hilari Klinton ne konferencë për media ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lavrov, ndërkq, sërish ka folur për "rrezikun" që vjen nga pavarësia e Kosovës.

Hilari Klinton ka deklaruar se SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën, ndërsa Lavrov se pavarësia e Kosovës shkel rezolutën 1244.
Hilari Klinton pas takimit, po ashtu ka thënë "kishte këmbim mendimesh, për temat për të cilat nuk pajtohemi", ndërsa edhe Lavrov ka deklaruar se "do të ishte e tepërt të thuhet se kishte pajtim për gjithçka". Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.