VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sunday Times: Ja fytyra e vërtetë e Shekspirit
E Djelë, 03.08.2009, 03:19pm (GMT1)

 Voal-online Pothuaj katër shekuj pas vdekjes nesër bota do të njohë fytyrën e vërtetë të  William Shakespeare, gjithsesi i ngjashëm me pamje tashmë të njohura: Një burrë i moshës së mesme, me flokë të rëna në tëmthat e me një mjekërr paska të lëshuar aty këtu të kuqërreme. Sot Sunday Times boton paraprakisht në faqen e parë portretin e vetëm të njohur të bardit, konsideruar autentik pas një analize të gjatë prej ekspertit më të madh të poetit elizabetian, Stanley Wells. Portreti është pikturuar më 1610, gjashtë vjet para vdekjes, kur poeti ishte 46 vjeç. Fillimisht ishte në koleksionin e kontit të tretë të Southampton, mecenat i Shakespeare, të cili i kushtoheshin sonetet, ndërsa prej shekullit XVII i kanë përkitur familjes Cobbe. Këta të fundit ishin të bindur se bëhej fjalë për poetin eksplorator Sir Walter Raleigh. Autori është përcaktuar në flamandin Cornelis Janssen, aktiv në Anglinë elizabetiane. Portreti iu ngjason shumë dy portreteve të tjera të konsideruara autentike: busti vendosur mbi varrin e tij në kishën Holy Trinity të vendlindjes së dramaturgut, Stratford -upon-Avon, e pikturës së vitit 1632 që shfaqet mbi frontespicin e mbështjelljes së veprës së tij të plotë në botimin e parë.

 

 

 

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.