VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bexhet Pacolli: Katari do ta njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur dhe sovrane
E Hënë, 03.09.2009, 07:32am (GMT1)

Voal-online Kryetari i partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), Bexhet Pacolli ka deklaruar se shteti arab i Katarit do të njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur. Bexhet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Ligës Arabe që po zhvillohet në nivelin e ministrave të jashtëm në Doha, kryeqytetin e këtij vendi.

Pacolli konfirmoi se njohja nga Katari është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ajo do të jetë fillim i procesit të njohjes së Kosovës së pavarur dhe sovrane nga vendet e tjera arabe.

Me kushtetutën e vitit 2005 garantoi lirinë e shprehjes, të grumbullimeve, të fesë, duke u bërë paraprirës i shumë zhvillimeve modernizuese në botën arabe. Katari është qendër e shumtë takimeve ndërkombëtare të natyrës ekonomike, politike, kulturore e tjerë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.