VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës
E Hënë, 03.09.2009, 07:36am (GMT1)

Evropa e Lirë - Dhjetra protestues serbë dhe tetë pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në përleshjen e sotme në fshatin Shillovë të komunë së Gjilanit, e cila u organizua për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.
Policia tha se rreth 200 serbë protestuan për të tretën ditë me radhë, duke u përpjekur që të bllokojnë rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë tha se kur policia u përpoq t'i pengojë të bllokojnë rrugën, protestuesit i gjuajtën policët me gurë dhe shishe.
Korporata Energjetike e Kosovës tha se reduktimet janë bërë për shkak të fakturave të papaguara të energjisë elektrike, disa nga të cilat janë nga viti 1999. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.