VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë vizitë dyditore në Katar
E Hënë, 03.09.2009, 02:58pm (GMT1)

Voal-online Me ftesë të kryeministrit të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Katar kryeministri Berisha. Në njoftimin e bërë nga kryeministria thuhet se gjatë qëndrimit në Katar, Sali Berisha do të pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga homologu kataras. Palët do të nënshkruajnë një marrëveshje për sigurinë e investimeve. Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime edhe me biznesmenë nga Katari dhe do të pritet nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit të Katarit z. Isa abu Isa. Në protokoll është vizita e delgacionit në Muzeun Islamik të Artit, Akademinë "Aspire" dhe do të takohet me përfaqësues të Fondacionit "Katar". Berisha shoqërohet nga ministri i Financave z.Ridvan Bode.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.