E Martë, 03.19.2024, 09:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
E PARA VJEN KOSOVA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 08.22.2010, 10:23am (GMT+1)



Të mërkurën të gjithë ne pamë si plasi tullumbaci i AAK-së. Për ditë e javë të tëra AAK-ja tërhoqi vëmendjen e popullit të Kosovës, duke dalë me tezën e mbrapshtë se qeveria e Kosovës është duke kryer bisedime sekrete me Beogradin. Qeveria e Kosovës, e  mbështetur fuqishëm nga SHBA, të cilat nga ana e tyre mbrojnë energjikisht integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës, nuk e ka asnjë gjasë e shans të hynte në bisedime me Serbinë. Sepse po ta bënte këtë do t'i vinte flakën vetes.

Dalja e pritur e përfaqësuesit të AAK-së të mërkurën ishte qesharake. Pretendimet e tij se kryeministri i Kosovës, këshilltarë të tij e deri tek Behxhet Pacolli kanë kryer të paktën tri herë takime sekrete me palën serbe, duke përmendur Budvën e Malit të Zi mbetën të pa faktuara, dhe pretendimet e AAK-së se nuk po i tregon faktet pasi po i digjet shpirti për popullin e Kosovës nuk tingëllojnë reale, sepse do të kishte miliona mënyra që këto fakte e dëshmi t'i jepeshin popullit të Kosovës dhe aletëve të tij jetikë, siç janë SHBA.

Pra, takimet sekrete mjerisht futen në kuadrin e manipulimeve dhe spekulimeve që përhap Serbia për të dëmtuar stabilitetin e brishtë të Kosovës dhe ekuilibrin politik. E përse do të takohej Hashim Thaçi qoftë edhe me Boris Tadiçin, kur atë e presin presidentët e SHBA !

Është për të ardhur keq kur një parti si AAK-ja, me një background shumë dinjitoz, të ardhur nga lufta kundër pushtuesit, të konsumojë vetveten me profka të tilla, kur prioritet i saj duhet të jenë dy :  e para Kosova, pavarësia e saj e plotë, pa mbikqyrje dhe me karrike në OKB dhe e dyta lirimi nga burgu i Ramush Haradinajt. Nëse do të kishte fakte të tilla natyrisht që do të duhej t'i bënte publike,  po kur nuk i ka, e përse e vë veten në një pozitë aspak interesante përpara popullit të Kosovës. Sepse në këto pozita ku ndodhet merr cilësorin ose të spekulantit ose të lepurit.

Kësisoj, AAK në vend që të rrisë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës për të çliruar nga prangat e një burgu politik liderin e vet, po i kundërvihet qeverisë duke përdorur mjete spekulative.

AAK të mos harrojë se pas ridërgimit në Hagë të Ramush Haradinajt, qeveria ka dalë me deklaratën e kryeministrit Thaçi në  të cilën thuhej se "Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, por është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur të pafajshëm". "Qeveria e Kosovës rithekson se UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës", vijon deklarata e Qeverisë.Sipas saj, "institucionet, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vetë zoti Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila po rikonfirmohet edhe në rastin aktual".

Kjo deklaratë e qeverisë së Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt, liderit të AAK-së  mban datën 21 Korrik 2010 dhe përkon gati me kohën kur AAK-ja nisi pretendimet e saj për bisedimet sekrete. Kur pritej dhe do të duhej që zyrtarët e AAK-së të rrisnin shkallën e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për lirimin e Haradinajt, ata  fillojnë një fushatë denigruese ndaj tyre, duke krijuar përshtypjen se as nuk e çajnë kryet për liderin e tyre që është duke vuajtur padrejtësisht.

Pas kësaj maskarade që e pamë të gjithë, edhe një herë në kontekstin ku  ndodhet Kosova, klasa politike e saj duhet të jetë më e përgjegjëshme se kurrë, duke vënë në plan të parë interesat jetike të Kosovës, në mbrojtje të stabilitetit të saj. Për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, e para vjen Kosova. Në Biblën shqiptare e para fjalë sot është Kosova.

Edhe një herë klasa politike në Kosovë, sidomos opozita, duhet të mbështesë qeverinë e Kosovës, ndërsa rolin e saj të domosdoshëm duhet ta luajë në mënyrë sa më transparente, të qartë, pa ekiuvoke larg spekulimeve dhe larg luftës për pushtet.

Legjitimiteti i pavarësisë së Kosovës në OKB është jetik për shtetin e ri të Kosovës, Kosova vjen e para, pastaj vinë politikanët e saj, të cilët nëse nuk arrijnë të kuptojnë rëndësinë e këtij Momentumi, kot thonë se janë kush janë.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)
FUQIA RUSE ËSHTË E KUFIZUARNga MELIK KAYLAN, Wall Street Journal (08.13.2010)
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2010)
FUQIA AMERIKANENga JOSEPH S. NYE (08.12.2010)
POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE (08.11.2010)
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]