E Enjte, 04.25.2024, 08:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB
E Martë, 08.31.2010, 05:44pm (GMT+1)


Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, Ivo Daalder dhe Uilliam Kennard kanë ritheksuar qëndrimin e prerë se Shtetet e Bashkuara do ta kundërshtojnë fuqishëm rezolutën e Serbisë, nëse ajo vihet në rend të ditës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri të ditur përmes zyra për informim e presidentit të Kosovës.

Këtë zotim, ambasadorët e NATO-s e dhanë gjatë një takimi në Prishtinë, ku morën pjesë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell.

"Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni njëzëri theksuan se kurrfarë rezolute që e konteston pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e saj të plotë, pa marrë parasysh modifikimet që mund t'i bëhen, nuk është e pranueshme për Kosovën", thuhet në komunikatë.

Tema të tjera, të cilat thuhet se janë diskutuar ndër të tjera gjatë takimit kanë qenë shtirja e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën dhe zhvillimi ekonomik i vendit me theks të veçantë te komunat e banuara me shumicë serbe.

Presidenti Sejdiu tha se institucionet e vendit janë të vendosura t'i përmbushin zotimet e dhëna për jetësimin e plotë të të drejtave dhe lirive për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos për ata të komuniteteve pakicë, të cilat janë përfshirë edhe në Planin e Presidentit Ahtisaari dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

"Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje të para, si dhe me vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Serbisë, e cila, fatkeqësisht, po e vazhdon politikën e saj destruktive ndaj vendit tonë", citohet të ketë thënë presidenti Sejdiu.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK (08.31.2010)
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)
WILLIAM HAGUE: TËRHIQNI REZOLUTËN (08.31.2010)
RRITJE TENSIONESH NË VERI (08.31.2010)
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RIRUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË (08.30.2010)
ANKTHI I PRITJES (08.30.2010)
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]