E Shtunë, 04.20.2024, 12:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTI OBAMA: MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK PËRFUNDOI
E Mërkurë, 09.01.2010, 06:44am (GMT+1)

Shtatë vjet e gjysëm pas ndërhyrjes së trupave amerikane në Irak, presidenti Obama falenderoi ushtarët për shërbimin dhe njoftoi se misioni i tyre luftarak ka përfunduar.

Operacioni Liria e Irakut ka përfunduar dhe populli irakian ka tani përgjegjësinë kryesore për sigurinë vendit të tyre.

Në fjalimin e tij të dytë nga Zyra Ovale qëkur erdhi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama nuk deklaroi fitore por tha se po shkohet drejt një misioni të ri.

Përmes këtij kapitulli të shquar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, ne kemi plotësuar përgjegjësitë tona. Tani është koha për ta mbyllur këtë kapitull.

Rreth 50 mijë trupa amerikane do të qendrojnë në Irak të cilat pritet të largohen nga ai vend deri nga fundi i vitit 2011.

Presidenti tha se misioni i ri amerikan është për të këshilluar forcat irakiane të sigurisë, bashkëpunuar me ato forca në misionet anti-terroriste dhe për të mbrojtur civilët.

Zoti Obama tha se gjithnjë e më shumë civilë amerikanë do të mbështesin përpjekjet e Irakut për të ndërtuar një qeveri dhe për ta marrë veten nga vite lufte.

Vetëm Irakianët mund të ndërtojnë një demokraci brenda kufijve të tyre. Ajo që mund dhe do ta bëjë Amerikë, është të mbështesë popullin irakian si shok dhe partner.

Thuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve në Irak, zoti Obama inkurajoi udhëheqësit e atij vendi që të punojnë me një sens urgjence për të formuar një qeveri të re.

Para fjalimit, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve i kritikoi përsëri politikat e presidentit mbi Irakun. Ligjvënësi John Boehner i kujtoi një konvente të veteranëve të luftës se zoti Obama, para se të zgjidhej president, ishte mes atyre që kundërshtuan si luftën ashtu edhe shtimin e trupave në vitin 2007.

Disa udhëheqës të cilët kundërshtuan, kritikuan dhe luftuan shumë për të ndaluar strategjinë e shtimit të trupave, tani me krenari krekosen për rezultatet.

Ndërkohë që premtoi vazhdimin e mbështetjes për Irakun, presidenti Obama tha se disa forca amerikane po dërgohen nga Iraku në Afganistan, ku lufta kundër talebanëve dhe al-Kaidës po shkon në vitin e dhjetë.

Ne do të pengojmë, çmontojmë dhe mundim al-Kaidën ndërkohë që do të parandalojmë që Afganistani të bëhet përsëri bazë e terroristëve. Si rezultat i tërheqjes nga Iraku, tani jemi në gjendje të përdorimin burimet e duhura për të kaluar në sulm.

Ndërkohë që rimëkembja ekonomike vazhdon të lëkundet, presidenti e ka përqendruar vëmendjen drejt ekonomisë dhe tha se krijimi i miliona vendeve pune të humbura në Amerikë është detyra më urgjente.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB (08.31.2010)
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK (08.31.2010)
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)
WILLIAM HAGUE: TËRHIQNI REZOLUTËN (08.31.2010)
RRITJE TENSIONESH NË VERI (08.31.2010)
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RIRUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË (08.30.2010)
ANKTHI I PRITJES (08.30.2010)
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]