E Premte, 03.29.2024, 02:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
THIRRJE PËR TËRHEQJEN E REZOLUTËS
E Enjte, 09.02.2010, 06:44am (GMT+1)

 

Autoritetet kosovare dhe përfaqësues të shteteve të Kuintit në Prishtinë i kanë bërë thirrje Serbisë që ta tërheqë draft-rezolutën kundër shtetësisë së Kosovës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se forma dhe përmbajtja aktuale e draft-rezolutës serbe pengon përmirësimin e raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe të ardhmen evropiane e të dy vendeve.

Çfarëdo ndryshimi eventual i kësaj rezolute, sipas tij, nuk do t'i kontribuonte procesit për shkak të, siç ka thënë ai, karakterit destruktiv të dokumentit.

"Është e padobishme, madje-madje konsideroj që është krejtësisht kundërproduktive çfarëdo përpjekje për të amendamentuar draft-rezolutën serbe, përkatësisht për të bërë rezolutë të përbashkët, sepse kjo draft-rezolutë e Republikës së Serbisë, siç është sot, është në çdo pikë e presje, destruktive dhe nuk u ndihmon proceseve pozitive"
, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Endru Sparks.

Sparks ka ritheksuar qëndrimin kundërshtues të Londrës për draft-rezolutën serbe dhe shprehu bindjen për dështimin e iniciativës serbe në OKB.

"Nëse Serbia vazhdon me draft-rezolutën aktuale, nuk mund të jemi të sigurt, por ka gjasa të mira që ajo të dështojë"
, ka thënë Sparks.

Tutje, Sparks ka theksuar se me tërheqjen e draft-rezolutës serbe do t'i hapej rruga fillimit të bisedimeve si dy shtete ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Nevoja për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë u theksua edhe në raportin e fundit për Kosovën të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku thuhej se bisedimet ndërmjet palëve do të duhej të përfundonin në verën e vitit të ardhshëm për të shmangur konflikte të reja ndërmjet të dy vendeve.

Me gjithë presionin e shtuar ndërkombëtar mbi diplomacinë serbe për përmirësimin e raporteve me Kosovën, analisti Agron Bajrami është shprehur pesimist për mundësinë që së shpejti të nisë ndonjë proces i bisedimeve, me formatin dhe temat e të cilave do të pajtoheshin Kosova e Serbia.

"Nuk e besoj se është për t'u pritur se ndonjë proces kuptimplotë i bisedimeve mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos jo përderisa nuk e kemi të qartë agjendën dhe përderisa ekzistojnë këndvështrime të kundërta rreth asaj se për çka duhet të diskutohet",
është shprehur Bajrami.

Përpjekjet për ta shtyrë Beogradin zyrtar që ta ndryshojë draft-rezolutën për Kosovën në OKB janë bërë në ditët e fundit, nga ministri i Jashtëm gjerman, Gido Vestervelle dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilliem Hejg.

Bllokimi i draft-rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është synim i vendeve të Kuintit, të cilat po përpiqen që paraprakisht ta eliminojnë fjalën "status" nga përmbajtja e dokumentit që synon të vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

Sipas tyre, çështja statusit të Kosovës ka përfunduar dhe është mbështetur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë trupi më i lartë i drejtësisë në botë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BYHLER MERR KOMANDËN E KFOR-it (09.01.2010)
LIBRI I TONI BLERIT DEL NË SHITJE SOT (09.01.2010)
KOMANDANTI I RI I KFOR-it MERR DETYRËN (09.01.2010)
PRESIDENTI OBAMA: MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK PËRFUNDOI (09.01.2010)
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB (08.31.2010)
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK (08.31.2010)
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)
WILLIAM HAGUE: TËRHIQNI REZOLUTËN (08.31.2010)
RRITJE TENSIONESH NË VERI (08.31.2010)
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RIRUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË (08.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]