E Shtunë, 04.20.2024, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I KOSOVËS MBAJTI SEANCË SOLEMNE PËR NDER TË NËNË TEREZËS
E Enjte, 09.02.2010, 04:14pm (GMT+1)

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne për nder të figurës dhe veprës së humanistes së madhe, Nënës Terezë, në 100-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se "Populli shqiptar ndjehet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX".


Populli shqiptar ndihet krenar dhe i privilegjuar që nga gjiri i tij nxori një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore, tha të enjten kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë një seance solemne të Parlamentit të mbajtur në
100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.

"Nëna jonë e madhe, me humanizmin e saj, me përkushtimin e dashurinë e saj mbinjerëzore bashkoi kombe e raca"
, tha Krasniqi.

Deri në fund të jetës,
Nëna Terezë me përkushtim i shërbeu njerëzimit, pa marrë parasysh se në cilën anë të globit jetonin, pa marrë parasysh se ç'gjuhë e kombe përfaqësonin, rikujtoi Krasniqi, duke shtuar se shëmbëlltyra e saj me shenjtërinë e saj edhe sot është në shërbim të të gjithëve, pa dallim.

"Populli ynë ndihet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX".

"Është një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, që jetuam në epokën e saj, e bëmë ndryshime të mëdha, që e patëm dhe e kemi përjetësisht një Gonxhe, të cilën mbarë bota e quan Nëna Terezë",
u shpreh Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi tha po ashtu se për të kuptuar shpirtin dhe veprën humanitare të Nënës Terezë duhet t'i bëhet fillimisht një këndvështrim edhe historisë, kulturës e traditës së popullit shqiptar.

Sipas Krasniqit, "vetëm atëherë mund ta zbërthejmë, ta kuptojmë dhe
ta shpjegojmë fenomenin e mirësisë, të dashurisë dhe të shpirtit të madh të kësaj bije të kombit tonë".

"Gonxhe Bojaxhiun që në mbarë botën njihet me emrin Nëna Terezë, e lindi, e rriti dhe e madhëroi lashtësia jonë ilireshqiptare, e nxori në dritë martirizimi ynë shumëshekullor për dashurinë njerëzore, e lartësoi përvujtëria dhe stoicizmi ynë i pashembullt, e bëri të madhe dhe të pavdekshme dashuria e pafund për njerëzimin, e veçanërisht për njerëzit në nevojë për një dorë të ngrohtë njerëzore"
, tha Krasniqi.

Në seancë morën pjesë dhe personalitete të ndryshme vendase e ndërkombëtare. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, falënderoi Kuvendin dhe institucionet që e nderuan veprën e humanistes së madhe Nëna Terezë me këtë seancë solemne.

"Dëshiroj ta falënderoj Zotin për këtë mundësi që e kemi sot në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë që edhe Parlamenti i shtetit të ri të Kosovës t'ia kushtojë këtë seancë nënës së madhe, motrës sonë dhe bijës së kombit, Nënës Terezë Gonxhe Bojaxhiut. Është një moment kur të gjithë shqiptarët po festojnë, jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtij viti",
u shpreh Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Viti 2010, nga presidenti Fatmir Sejdiu është shpallur viti i Nënës Terezë, andaj për nder të figurës dhe veprës së saj në Kosovë janë shënuar e po shënohen aktivitete të ndryshme.

Kurse, të dielën, më 5 shtator, do të përurohet dhe Katedralja në Prishtinë me emrin e humanistes së madhe, e cila, siç u tha në Parlamentin e Kosovës, me veprën e saj krijoi dhe shkroi historinë e padëgjuar ndonjëherë më parë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI NUMRI 60 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (09.02.2010)
FOTOLAJM: PRESIDENTI OBAMA PËRSHËNDETET ME KËTË VOGËLUSH, GJATË TAKIMIT ME USHTARËT E KTHYER NGA LUFTA NË IRAK (09.02.2010)
THIRRJE PËR TËRHEQJEN E REZOLUTËS (09.02.2010)
BYHLER MERR KOMANDËN E KFOR-it (09.01.2010)
LIBRI I TONI BLERIT DEL NË SHITJE SOT (09.01.2010)
KOMANDANTI I RI I KFOR-it MERR DETYRËN (09.01.2010)
PRESIDENTI OBAMA: MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK PËRFUNDOI (09.01.2010)
SHBA MBËSHTET KOSOVËN NË OKB (08.31.2010)
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK (08.31.2010)
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]