VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANË: SHBA I DHUROI SHQIPËRISË TRI ANIJE PATRULLUESE
E Premte, 09.03.2010, 09:46am (GMT1)

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal.

Tri anije të këtilla tashmë i janë dorëzuar Shqipërisë, ndërsa dy të tjera priten të arrijnë vitin e ardhshëm.

Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes, theksohet se Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara i ka stërvitur ekuipazhet shqiptare të anijeve.

Vlera e anijeve është 5.3 milionë dollarë.

Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësi kryesor në reformimin e ushtrisë shqiptare.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.