HONDURASI NJOHU KOSOVËN
E Premte, 09.03.2010, 03:25pm (GMT+1)
Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Hondurasit, Mario Canahuati, njoftoi ministria e Jashtme në Prishtinë.
Hyseni dhe Canahuati gjatë një bisede të gjatë telefonike gjithashtu janë pajtuar që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Ministri Hyseni ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend, ndërsa ministri Canahuati ka theksuar se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare, thuhet në njoftim.
www.voal-online.ch
|