VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA MERR PIKËN E PARË NË RUMANI
E Shtunë, 09.04.2010, 07:01am (GMT1)

Kombëtarja jonë mori një pikë me vlerë në ndeshjen e parë eleminatore për kampionatin Europian duke barazuar me Rumaninë 1-1. Një pjesë e parë 0-0 e administruar nga Rumania, por e përballuar me qetësi nga Shqipëria, kjo falë dhe rreshtimit të ideuar nga trajneri Kuzhe dhe disiplinës së taktike së lojtarëve, veçanërisht në gjysmëfushën tonë. Në minutën e 24-t, një pasiguri e mbrojtjes sonë i dha mundësi mesfushori të Shalke 04, Ciprian Deac të shenjestronte portën tonë me një gjuajtje brenda zonës, por Beqaj, në gatishmëri, e devijoi topin në goditje kendi. Rumania e rriti forcën goditëse, duke provuar gjuajtjet nga distanca, por Beqaj, sërish e devijoi topin në goditjen e pestë nga kendi për vendasit. Dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, sollën edhe disa përpjekje të Shqipërisë drejt portës rumune, edhe pse pa ndonjë shqetësim serioz të kundërshtarit.

Pjesa e dytë nisi pa asnjë ndryshim për të dyja skuadrat. Në minutën e 53-të, Ciprian Marica shënoi për Rumaninë, por gjyqtari austriak Shërgenhofer e anuloi golin për pozicion jashtëloje. Sa për kujtesë anësori ishte shqiptaro-austriaku Alain Hoxha. Dy trajnerët ishin mesa duket në një mendje për zëvendësimet, pasi si Razvan Luçesku ashtu dhe Josip Kuzhe i bënë ndërrimet në n në të njëjtën minutë, 56'. Mureshan zëvendësoi veteranin Kontra dhe Salihi hyri në vend të veteranit Erjon Bogdani. Në të 64', Luçesku i pakënaqur nga forma e të tijve, realizoi zëvendësimin e dytë, duke hedhur në fushë Stançu në vend të Nikuale. Në të 64', Ansi Agolli u shndërrua në shpëtimtarin e madh të Shqipërisë kur hoqi një top që dukej se do të kalonte vijën e portës, madje i vështruar nga afër nga Marika. Një rast i madh goli për Rumaninë, por i shpërdoruar keq.

Ansi Agolli në vijën fundore të sulmit tonë harkoi brenda zonës për Hamdi Salihin dhe sulmuesi shqiptar rrezikoi seriozisht portën rumune në minutën e 73-të. Rasti i pare i Shqiperise per gol. Në minutën e 80-të Rumania prodhoi golin e shumëpritur. Goditje nga këndi të ekzekutuar nga Deac, topi mbërriti në zonë dhe aty zëvendësuesi Bogdan Stançu i Steausë së Bukureshtit gjunjëzoi nga afër Arjan Beqajn. 1-0 për Rumaninë.

Kuzhe luajti kartën e tij të fundit, Gjergji Muzaka në vend të Klodian Duros. Në të minutën e 87-të, Ansi Agolli realizoi një goditje të lirë nga rreth 30 metra, sfera mbërrin në zonën rumune, dhe aty Gjergji Muzaka me një kërcim madhështor mposhti tre mbrojtës të Rumanisë, përfshirë dhe portierin Lobont. 1-1. E jashtëzakonshme! Vetëm tri minuta më pas, Salihi ndërrmori një inkursion drejt zonës rumune, bomberi shkodran gjuajti rreptësisht, Lobont nuk e zotëroi topin dhe aty në dyluftim me Lilën e ardhur nga thellësia fitoi goditjen e lirë që shpëtoi Rumaninë nga goli i dytë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.