VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVË: SERBIA TË MOS NDËRHYJË NË SISTEMIN ENERGJITIK
E Premte, 10.22.2010, 06:52pm (GMT1)

Në një takim në Prishtinë, të drejtuar nga ministrja e energjisë dhe e minierave, Justina Shiroka Pula, e ku kanë marrë pjesë aktorët kryesorë të sektorit energjetik të Kosovës, është kërkuar që operatori serb i transmisionit (EMS), të mos ndërhyjë në sistemin energjetik të Kosovës.

Kjo ndërhyrje, sipas pjesëmarrësve në takim, shkakton probleme serioze në operim, mirëmbajtje dhe furnizim të sigurt me energji elektrike të Kosovës.

Zonja Pula tha se ministria që ajo drejton, me mbështetjen e të gjithas institucioneve, do t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.