VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS&
E Shtunë, 10.23.2010, 02:13pm (GMT1)


Voal-online - Nën përkujdesjen e Misionit Katolik Shqiptar në Zvicër me seli në Aarau, gjegjësisht të misionarit Dr. Mikel Sopi, nga 22-24 tetor kremtohet manifestimi tradicional gjithëkombëtar: "Ditët e Nënë Terezës në  Diasporë". Ky vit përkon me tri jubile me rëndësi. Fjala është për: 100 vjetorin e lindjes së nobelistës sonë Nënë Terezës, 40 vjetorin e mërgatës shqiptare në Zvicër, si dhe 5 vjetorin e hapjes së Misionit Shqiptar Katolik në kantonin e Aargaut. Siç u njofton nga organizatori i këtij manifestimi Dr. Mikel Sopi, tashmë tradicional, kremtimi qendror zhvillohet të dielën më 24.10. Në këtë ceremonia nderohet nga diplomati i Vatikanit, ambasadori (nunci) Dr. F. Canalini, nga ai i Ipeshkëvisë së Bazel-it, Dr. Ch. Sterkman, nga drejtori nacional i Caritas Kosova, don Viktor Sopi, nga imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, i cili edhe do ta kryesojë edhe meshën festive falënderuese në Aarau nga ora 14:00.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.