VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA E KOSOVËS PRET DRITËN JESHILE NGA KUVENDI PËR KOMPLETIMIN E PROTOFOLEVE MINISTRORE
E Shtunë, 10.23.2010, 06:21pm (GMT1)

Nëse qeverisë do t`i jepet besimi gjatë votimit të mocionit në seancën e ardhshme atëherë kryeministri duhet ta kompletojë qeverinë deri në zgjedhjet e 13 shkurtit, tha presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi

Voal-online -Kuvendi i Kosovës pritet ta thotë fjalën e fundit për krizën politike në vend.

Nëse qeverisë do t`i jepet besimi gjatë votimit të mocionit në seancën e ardhshme atëherë kryeministri duhet ta kompletojë qeverinë deri në zgjedhjet e 13 shkurtit, tha presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi.

Zyrtarë të AKR-së iniciuan nismën për një mocion të tillë me qëllim që të rrëzohet Qeveria, siç thuhet për shkak të krizës e jo keqqeverisjes dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i AKR-së Ibrahim Makolli iu tha mediave se ka mbledhur vetëm 30 nënshkrime, i duhen edhe 10 të tjera. Mocionin e votëbesimit të Qeverisë nuk e ka nënshkruar asnjë deputet nga radhët e LDK-së dhe të PDK-së.

Mocionin e AKR-së e ka përkrahur vetëm LDD.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.